LAJMI I FUNDIT:

Limaj uron Krasniqin në 70 vjetorin e lindjes: Kthim sa më të shpejtë në vendlindje, pranë familjes dhe shokëve

Limaj uron Krasniqin në 70 vjetorin e lindjes: Kthim sa më të shpejtë në vendlindje, pranë familjes dhe shokëve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar Jakup Krasniqin i cili sot feston 70 vjetorin e lindjes.

Limaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Krasniqi shumicën e ditëlindjeve i ka pritur larg familjes së tij për motive kombëtare.

Ai tutje i uroi kthim sa më të shpejtë në vendlindje pranë familjes dhe shokëve.


“Bac, ti sot feston ditëlindjen e 70-të. Shumë ditëlindje si kjo, për motive kombëtare, ke pritur larg familjes e vendit për të cilin ke dhënë aq shumë kontribut. Përmes urtësisë tënde, dinjitetit, besnikërisë dhe vlerave të larta atdhetare, u ktheve në një udhërrëfyes për shumë nga ne shokët e tu, kështu luftën bashkë e bëmë më të lehtë dhe arritjen e lirisë më të shpejtë. Sot në ditëlindjen tënde, të uroj shëndet të mirë e kthim sa më të shpejtë në vendlindje, pranë familjes, pranë shokëve që të presim. Të uroj edhe shumë vite tjera, Bac”, ka shkruar Limaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori