Në shënimin e pesë vjetorit të Nismës Socialdemokrate në Prizren, këtij subjekti politik i janë bashkuar 152 anëtarë të rinj.
Kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj duke folur për aderimet e reja, tha se ndjehet i nderuar me përcaktimin e tyre, ndërsa deklaroi se nga sot Nisma Socialdemokrate në Prizren është një hap më afër objektivave të sajë, duke u bërë forca kryesore në Prizren.
“Ne sot ndjehemi të nderuar më përcaktimin e juaj, për t’i falur besimin kësaj partie politike. Ne jemi të nderuar, me vendimin që keni marrë, që energjitë e juaja intelektuale e njerëzore t’ia ofroni këtij subjekti politik dhe së bashku të rrugëtojmë drejt objektivave tona”, tha Limaj.
Sot në Prizren po afrohen e po bashkohen qindra intelektual të fushave të ndryshme, zonjusha e zonja, djem e burra, të cilët kanë pa diçka të ne. Detyra jonë është mos me i zhgënjye. Detyra juaj, duke filluar nga unë, e të gjithë ju drejtues që drejtoni degën këtu, e kolegët e mi që janë në qendër, nga kjo sallë duhet të dalim me më shumë përgjegjësi, më shumë kujdes me angazhimet tona”, tha Limaj.
Duke folur për aktivitetin politik të Nismës, Limaj tha se Nisma kurrë nuk i ka shfrytëzuar tubimet për të fol keq për të tjerët, dhe nuk ka dhënë premtime që nuk mund t’i përmbushë.
“Prandaj, Nisma Socialdemokrate nuk ka shumë premtime. Ka grupe politike që kanë nga 150 premtime, lloj-lloj premtimesh. Secili nismëtar me pyet nga themelimi deri më tani, e ka problem me treguar çfarë premtimi ka bërë Nisma, a ka një premtim që ka lënë Nisma? Nuk ka. Të vetmen gjë që nga themelimi deri më tani, është një fjalë, ne e mbajmë fjalën. Ne kur i marrim detyrat, e mbajmë fjalën”, tha Limaj.
Limaj tha se duan të jenë zëri i atyre që nuk munden, i atyre që nuk kanë mundësi, duan t’ua shtrin dorën atyre djemve e vajzave që kanë nevojë për të filluar jetën. Ai po ashtu foli për punën që po bëjnë për Ligjin e lehonave, për pensionistët dhe skemat sociale.
“Nisma Socialdemokrate do më pas burra dhe gra që u ofrohen njerëzve të vjetër dhe të pa mundur. Nisma Socialdemokrate donë dhe do të jetë afër atyre nënave vetushqyese, të cilat rrisin sot fëmijë pa asnjë mbështetje për rreth tyre. Prandaj edhe jemi zëdhënësi më i fuqishëm në Qeveri dhe Parlament për Ligjin për lehonat. Prandaj jemi zëdhënës dhe jemi duke i shtyrë fuqishëm reformat për pensione. Prandaj jemi zëdhënës dhe jemi duke punuar për me ndryshuar rrënjësisht skemën e asistencës sociale. Ata njerëz kanë nevojë për subjekte politike, ata njerëz kanë nevojë për angazhimin tonë, ata që sot janë në shtëpi në sallonet e tyre, që nuk mund të dalin nga sallonet e tyre, ata që nuk e kanë një njeri që mund e ngrit zërin për ta”, tha i pari i Nismës.
Duke u uruar mirëseardhje anëtarëve të rinj në Nismë, kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha tha se në një periudhë shumë të shkurtë, Nisma Socialdemokrate do të jetë forca e parë politike në Prizren.
“Nisma Socialdemokrate si subjekt relativisht i ri, por shumë serioz, me një platformë tash më të pranuar në Kosovë, gjithashtu edhe në Prizren, dita e ditës është duke depërtu te çdo familje e Prizrenit, por jo veç të Prizrenit, anë e kënd Kosovës. Në emër të strukturave të Nismës, ndjehem tepër përgjegjës për besimin dhe për këtë mbështetje masovike që po vjen nga do, në 74 fshatrat e Komunës së Prizrenit dhe 16 lagjet e qytetit. Do të vazhdojmë në frymën që kemi qenë dhe do të përfaqësojmë vlerat e qytetit të Prizrenit”, tha Berisha.
Në emër të aderuesve, foli Eveline Avazaj, e cila deri tash ishte nënkryetare e Forumit të Gruas të PDK-së në Prizren.
Ajo tha i është bashkuar Nismës jo për inati të askujt dhe as për interesa të ngushta, por kanë qenë të bindur se vetëm të bashkuar rreth këtij subjekti mund të dalin fitimtarë.
Ajo falënderoi degës e Nismës në Prizren për mundësinë që ia kanë dhënë duke u zotuar për angazhim në funksion të forcimit të kësaj partie në Prizren, raporton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel