Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëheresh kandidat për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatimr Limaj, ka thënë se Kosovës i duhet një kryeministër që nuk bën veprime duke kalkuluar në vota dhe se nëse merr besimin e qytetarëve, ai do të jetë kryeministër reformator që len gjurmë për vendin dhe që nuk kalkulon në vota partia.
Limaj ka theksuar se qytetarët nuk duhet të mashtrohen nga fjalët, pasi sipas tij, tema e parë do të jetë dialogu dhe taksa.
“Në këto katër vite na presin tema të rëndësishme për vendin, prandaj na duhet me gjet më i bashkua njerëzit, me i ofrua edhe ata që nuk pajtohen. Jo përplasje, po afrim të qëndrimeve në tema nacionale, kjo ka qenë jeta ime politike dhe slogani bashkë për shtetin këtë kuptim e ka. Kurrë më e nevojshme nuk ka qenë me qenë bashkë për shtetin në disa tema që na presin ditën e parë të qeverisjes. Lerëni çka iu thonë, tema e parëështë dialogu, taksa, këto tema kanë me i pas, çkado që iu thonë sot temën e parë e ka dialogun. Nëse një qeveri që nuk ka me mujtë me e kry dialogun, përsëri ka me shkua vendi në zgjedhje, këto janë tema që e presin vendin. Duhet me pas guxim me iu thënë qytetarëve çka e pret vendin, duhet me pas guxim me shkua me u ul atje në tavolinë edhe mençuri. Guxim intelektual jo primitiv”, tha Limaj për KosovaPress.
Limaj tha se prioritet të qeverisjes e kanë zhvillimin e bujqësisë, ku për katër vitet e ardhshme kanë paraparë 500 milionë euro investime në bujqësi. Sipas tij, prioritet do të kenë edhe mbështetjen dhe promovimin e prodhuesve vendor. Prioritet tjetër Limaj tha se e kanë diasporën, paketën sociale, sigurimin social dhe sigurimin shëndetësor.
Kreu i Nismës shtoi se prioritet gjatë qeverisjes së tij do ta ketë reformën në drejtësi, ku ai tha se e di se çka është padrejtësia, sepse është përballur me padrejtësi për vite me radhë.
I pari i Nismës u ka bërë thirrje kandidatëve që të përballen në një debat, që sipas tij, është e vetmja mundësi që qytetarët të dinë se çka mund të ofrojnë për Kosovën.
Ai ka ripërsëritur se ka kandidatë që duan të bëhen kryeministër e që asnjëherë nuk kanë pasur një punë. Limaj tha se ka shumë respekt për kundërkandidatët, por që për ta është shumë herët për ta marrë këtë përgjegjësi.
Ndryshe, Nisma që disa ditë është aktivizuar fuqishëm në teren ku pretendenti për kryeministër Fatmir Limaj po shpalos vizionin e tij për kryeministër të vendit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert