LAJMI I FUNDIT:

Limaj skeptik për “Fondin e Sigurisë”: Ka mjaft fonde nga të cilat mund ta armatosim ushtrinë, vetëm të na japin dritën e gjelbër

Limaj skeptik për “Fondin e Sigurisë”: Ka mjaft fonde nga të cilat mund ta armatosim ushtrinë, vetëm të na japin dritën e gjelbër

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se Kosovën s’po e lejojnë të blejë armë të rënda.

Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka shprehur dilemat e tij për fondin e krijuar nga Qeveria për mbrojtjen.

“Për çfarë na duhet ky fond? Ushtria nuk mund të furnizohet me fonde vullnetare. UÇK-ja ka pasur dy fonde edhe nuk ka mundur të furnizohet. Ne nuk kemi probleme për mjete financiare për të forcuar ushtrinë por kemi kufizime”.

Limaj thotë se Kurti duhet të lejë këto populizma dhe të kërkojë nga NATO të na jep mundësinë të armatosemi.

“FSK nuk mund të blejë dronë të tipit “Bayraktar”, nuk mund të blejë tanke e armatim të rëndë. Nëse na lejohet të armatosemi ka plot vende mike që na japin armatim për një periudhë shumë afatgjate për t’i paguar. Po të kishim dritën e gjelbër për t’u armatosur sot mund të shkojmë në Turqi e të marrim armatim në vlerë 300 milionë euro. Telashe për para nuk kemi, por s’kemi të drejtë të armatosemi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-komandanti i UÇK-së thotë se kontratat e armëve bëhen mes shteteve dhe sipas tij paraja në këto raste nuk është problem.

Limaj thotë se pas dy muajsh ky fond do të harrohet.

“Puna e ushtrisë nuk është me episode. Pse ndodhi kjo në Ukrainë, e ne tash të blejmë armë. Pse të mos vendoset një taksë për ushtrinë”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori