Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj tha se vendi po futet me një fazë dhe qasje të re të zhvillimit të saj.
Sipas tij Qeveria e Kosovës ka prioritete të mëdha, ndër to fuqizimi i prodhimit vendor si parakusht rritjen e numrit të punësimit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, që po ashtu ka ndikim në zhvillimin ekonomik.
Këto komente zëvendëskryeministri Limaj i tha në tryezën “Prodhimet vendore në supermarkete-rregullimi i tregtisë së brendshme” organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.
Me këtë rast Limaj tha se Qeveria do të jetë partner i biznesit për fuqizimin e ekonomisë së tyre.
Mirëpo, sipas tij ende ka punë për të bërë për të eliminuar të gjitha pengesat biznesore.
Prioritet sipas tij, është prodhimi vendor. Masat e marra nga Qeveria janë një përparësi për bizneset që ka hequr taksat doganore për lëndën e parë.
“Këtë treg të egër do ta rregullojmë duke mbrojtur interesat vendit. Pa asnjë dilemë është respektimi i tregtisë së lirë, por natyrisht se ka rregulla që duhet të respektohen në mënyrë ligjore. Është shqetësuese se 90 përqind e marketeve tona janë të mbushura me mallra të importuara, ndërsa vetëm 10 përqind me prodhime vendore”, tha Limaj.
Kjo gjendje sipas tij duhet ndryshuar për dobi të shtetit tonë.
“Kjo praktikë 90 me 10 do të hiqet, në mënyrë ligjore nga MTI që t’i japim mundësi vendit dhe të rinjve”, tha ai.
Limaj apleoi që të trajtohen në mënyrë të barabartë prodhuesit. Duke mbrojtur vendimin për masat që janë marr ndaj industrisë së miellit Limaj tha se do të ndërmerren masa edhe ndaj produkteve të tjera të importuara.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani theksoi se të gjitha të gjeturat duhet të merren për bazë me një ligj sa më të mirë për tregti të brendshme dhe të jashtme.
“Prioritet kemi fuqizimin e biznesit dhe përkrahjen e prodhuesit vendor. Kemi marr masa aty ku kemi mundësi dhe aty konform mbrojtjes së prodhuesit. Duhet të bëhen hetime për rregullimin e tregut, por gjithnjë në bazë të fakteve. Ne si MTI kemi bërë strategjinë ku parashihen për heqjen e barrierave dhe krijimin e lehtësirave për bizneset”, tha Hasani.
Sipas rangimit botëror, sot bëhet publik se Kosova renditet në vendin e 61, dhe sipas Hasanit ky është një lajm i mirë.
Astrit Panxha drejtor ekzekutiv në Klubin e Prodhuesve tha se kjo është një prej aktiviteteve të shumta që është duke organizuar Klubi. Sipas tij, një prej rezultateve të institutit Riinvest është shqetësuese numri i madh i produkteve të importuara.
“Në Kosovë ka nevojë të rregullohet tregu, nuk po kërkohet të mbyllet importi, por të ketë treg të barabartë në Kosovë. Në Kosovë ka produkte të mjaftueshme me cilësi të larta, ku prodhuesit vendor përballen me barriera jo tarifore dhe kanë probleme të jenë konkurrent edhe në tregun rajonal”, theksoi Panxha.
Diellza Gashi nga Instituti Riinvest ka prezantuar raportin e rekomandimeve të studimit “Marrëdhëniet në mes të prodhuesve vendorë dhe shitësve me pakicë”. Në këtë studim ajo ka përmendur se ka parregullsi në treg dhe probleme më të cilat hasin prodhuesit vendorë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur