LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Problemet me Serbinë zgjidhen vetëm kur dy shtetet njohin njëra-tjetrën

Limaj: Problemet me Serbinë zgjidhen vetëm kur dy shtetet njohin njëra-tjetrën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se vendi aktualisht po ballafaqohet me tema të rëndësishme.

Limaj ka thënë se Qeveria në njërën anë po punon për zhvillim ekonomik duke nxjerrë vendime, por në anën tjetër është tema e Dialogut dhe taksës. Ai pohoi se nga viti 2011 deri në vitin 2018, vendi ka humbur nga procesi i Dialogut, sepse është negociuar për çështje të brendshme.


Kryetari i Nismës ka thënë se problemi i Kosovës është Serbia dhe ky problem zgjidhet vetëm me njohje.

Limaj, në një aktivitet të Nismës në Shtime, ka thënë të shtunën në mbrëmje se Kosova futet në Dialog me objektiv të qartë arritjen e një marrëveshjeje që çon të njohje.

“Kjo marrëveshje nuk shkon 10 vite, por kërkojmë të afatizohet në disa muaj. Jemi duke e ndërtuar kornizën e dialogimit. Kemi probleme, për vite të tëra janë shkaktuar dëme që nuk është lehtë të riparohen. Ne po përpiqemi të kemi një qëndrim unik”, ka thënë ai, raporton KP

Limaj, i cili është edhe bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, ka thënë se javën tjetër, delegacioni e procedon në Kuvend platformën e cila bazohet në Kushtetutë dhe Deklaratën e Pavarësisë.

“Kosova është shumë më rëndësi me qenë në tavolinë. Ju siguroj që marrëveshje të keqe vendit nuk i sjellim. Nënshkrim mbi marrëveshje të keqe nuk qesim. Këtë e kanë të gjithë të qartë”, ka shtuar Limaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori