Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj duke folur për fuqinë elektorale të partisë që e drejton, ka thënë se “matematikat që bëhen në Prishtinë” për ata do t’ua prish populli me votë.
“Artificialisht po tentohet të prishet vota e Nismës, por kjo nuk do t’ju del ashtu siç mendojnë disa për neve”, ka thënë ai.
Sipas tij, nëse ai nuk ndjehet i sfiduar, nuk i hyn fare garës. “Nëse s’ka sfidë, mua nuk më kënaq”.
Ai tha se po përdorën metoda të ulëta për ta prishur votën e Nismës.
“Janë matematika që bëhen në Prishtinë për t’ia ndalur votën Nismës. Porosia ime për atë është se ju vetëm sa me keni ndihmuar, vetëm sa e keni rritur votuesin e Nismës. Janë plot familje që po na bashkohën çdo ditë, prandaj ne do të jemi zëri i fuqishëm i qytetarëve në këto zgjedhje”, ka thënë Limaj në RTK.
“Ne jemi vend i lirë dhe secili voton lirshëm dhe secila forcë politike dërgon mesazhe dhe kërkon besimin gjithandej Kosovës. Por i papranueshëm është tentimi për deformimin e votës nga Prishtina. Ne jemi në terren dhe e shohim çka po ndodh. Njerëzit e kanë kuptuar mesazhin tonë, dhe çdo ditë kemi forcim dhe bashkim rreth projektit tonë”, ka shtuar kryetari i Nismës.
Ai tha se Kosova gjendet në situatë të jashtëzakonshme, por Nisma si parti nuk është në atë pozitë.
“Lojën artificial që po bëhet në Prishtinë tregon se Nisma po fuqizohet çdo ditë. Do të jemi befasi e këtyre zgjedhjeve, sepse ato matematika po ua prishin qytetarët. Ky është realiteti”, theksoi ai.
Sipas tij, ata që flasin për votat e Nismës dhe pragun zgjedhor, nuk e kanë idenë as ku janë ato zona për të cilat po flet ai.
“Prandaj, ju do ta shihni reaksionin e qytetarëve, sepse besimi nuk ndërtohet në studio, por ai ndërtohet çdo ditë dhe në terren. Qytetarët me njohin qe 20 vjet. Jam njeri i luftës dhe pjesëmarrës në projektet e pasluftës për ndërtimin e shtetit. Kam qenë pjesë e vendimeve që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve”, theksoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
"Trupin e recepsionistit do ta digjnim në furrë", dëshmi tronditëse për vrasjen në Dhërmi
Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes