LAJMI I FUNDIT:

Limaj: NISMA synon të jetë zë i bashkatdhetarëve pavarësisht orientimit të tyre politik

Limaj: NISMA synon të jetë zë i bashkatdhetarëve pavarësisht orientimit të tyre politik

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, i është drejtuar me një letër të gjatë njerëzve tanë në diasporë.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, për dallim nga liderët tjerë, nuk ia ka kërkuar votën atyre, por ka kërkuar prej tyre të kontribuojnë në shtet-ndërtimin e vendit.


Limaj ka thënë se mërgata jonë ka dhënë kontribut të madh, para gjatë dhe pas luftës, në Kosovë, për çka edhe u jemi shumë falënderues dhe mirënjohje. Por, tani ai thotë se ka ardhur koha, që siç janë mobilizuar bashkë për lirinë e Kosovës, të mobilizohen për shtet-ndërtimin e vendit.

“Si Nismë Socialdemokrate dhe si kandidat për kryeministër të Kosovës, ne kemi filluar t’i qasemi ndryshe diasporës. Jo më diaspora të vijë vetëm për ta vizituar Kosovën, të sjellë remitencat e tyre, por ne duam të lidhemi fort me njerëzit tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Më tutje, Limaj shkruan se shprehitë e punës, përvoja dhe angazhimi i tyre profesional do t’i ndihmonte shumë Kosovës. Ai ka ftuar ata të vijnë e t’i shërbejnë Kosovës profesionalisht, por edhe me investime duke gjetur interesin e përbashkët.

“Nisma Socialdemokrate, përmes krijimit të një departamenti të brendshëm për diasporën, synon që të jetë zë i bashkatdhetarëve, pavarësisht vendeve ku ata jetojnë apo orientimit të tyre politik. Trajtimi i diasporës si pjesë e Kosovës, si dhe krijimi i hapësirës për përfshirjen e tyre direkte në politikë-bërje, është i dobishëm, sidomos për shtetin tonë. Roli i diasporës në të gjitha fazat e shtet-krijimit dhe shtet-ndërtimit është i pakontestueshëm, andaj njohja e diasporës si kategori kushtetuese është e domosdoshme”, ka theksuar Limaj.

Me potencialin ekonomik që ka diaspora, thotë Limaj, edhe sot mund të jetë gjeneratori kryesor i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Letra e plotë e Limajt:

Bashkë për Shtetin Të nderuar bashkatdhetarë tanë kudo nëpër botë, Mërgata jonë, njerëzit tanë, kudo në diasporë, kanë dhënë kontribut të madh para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, për ç’gjë u jemi shumë falënderues dhe mirënjohjes. Por, tani ka ardhur koha që, siç jeni mobilizuar bashkë për lirinë e Kosovës, të mobilizoheni edhe për shtet-ndërtimin e vendit.

Si Nismë Socialdemokrate dhe si kandidat për kryeministër të Kosovës, ne kemi filluar t’i qasemi ndryshe diasporës. Jo më diaspora të vijë vetëm për ta vizituar Kosovën, të sjellë remitencat e tyre, por ne duam të lidhemi fort me njerëzit tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. Ne ju ftojmë të gjithë ju që të vini e t’i shërbeni vendit tuaj profesionalisht.

Shprehitë e juaja të punës, përvoja dhe angazhimi i juaj profesional do të na ndihmonte shumë në Kosovë. Kosova çdo ditë po merr sinjale të fuqishme nga diaspora. Ne ftojmë intelektualet tanë nga diaspora të kthehen, sepse Kosova ka nevojë për ta, për kontributin e tyre në shtet-ndërtimin e Kosovës.

Si Nismë Socialdemokrate jemi duke hartuar strategjinë për diasporën. Nisma Socialdemokrate, përmes krijimit të një departamenti të brendshëm për diasporën, synon që të jetë zë i bashkatdhetarëve, pavarësisht vendeve ku ata jetojnë apo orientimit të tyre politik.

Trajtimi i diasporës si pjesë e Kosovës, si dhe krijimi i hapësirës për përfshirjen e tyre direkte në politikë-bërje, është i dobishëm, sidomos për shtetin tonë. Roli i diasporës në të gjitha fazat e shtet-krijimit dhe shtet-ndërtimit është i pakontestueshëm, andaj njohja e diasporës si kategori kushtetuese është e domosdoshme.

Republika e Kosovës duhet t’i njohë dhe trajtojë nevojat e diasporës kosovare edhe në vendet e tjera ku ata jetojnë. Institucionalizimi i mësimit të gjuhës, historisë dhe kulturës shqipe në vendet ku shtrihet diaspora jonë është imperativ i kohës. Por, kjo mund të realizohet vetëm përmes përfshirjes sa më të madhe të diasporës në gjitha fushat e vendimmarrjes, dhe jo përmes një dikasteri qeveritar me buxhet të vogël.

Me potencialin ekonomik që ka, diaspora edhe sot mund të jetë gjeneratori kryesor i zhvillimit ekonomik të Kosovës. Përmes politikave zhvillimore, NISMA synon lidhjen e tregut vendor me atë të diasporës. Andaj, NISMA do të iniciojë skema programore qeveritare për përfshirjen e diasporës, krijimin e mundësive për shkëmbime tregtare, krijimin e urave të bashkëpunimit, krijimin e programeve për shkëmbim ekspertësh, krijimin e forumeve për profesionistët e të gjitha fushave. #bashkëpërshtetin.

Në trend

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori