LAJMI I FUNDIT:

​Limaj në Mitrovicë: Kosovës i duhet një kryeministër reformator që nuk kalkulon në vota partiake

​Limaj në Mitrovicë: Kosovës i duhet një kryeministër reformator që nuk kalkulon në vota partiake

Kosova ka nevojë për një qeveri reformatore e cila e nxjerr vendin nga gjendja në të cilën është, ka deklaruar kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD Fatmir Limaj, gjatë një takimi me struktura të Nismës në Mitrovicë.

Ai ka thënë se si një kryeministër reformator e ka për qëllim t’i kryejë disa punë, e që të parën e ka përmendur përfundimin e dialogut me shtetin serb.


“Neve na duhet një Qeveri reformatore, që e nxjerrim këtë vend në rrugën e drejtë. E kam si mision të vetëm që si kryeministër reformator t’i kryejë disa punë, dialogu me Serbinë, reformën në drejtësi, paketën sociale, fuqizimi i bujqësisë, diaspora. Janë pesë prioritetet e mia”, tha Limaj.

Limaj tha se në këto zgjedhja janë 5 persona që e kërkojnë votën për kryeministër të Kosovës, e që sipas tij qytetarët e kanë mundësinë që ta dinë se kush duhet ta udhëheqë shtetin.

Pretendenti për kryeministër të vendit edhe një herë ka ftuar kundërkandidatët e tij që të përballen në një debat, pasi sipas tij qytetarët duhet të dinë se çka ofrojnë këta kandidatë. Ai tha se e di çka do të thotë të marrë një vendim nga i cili vendim varet e ardhmja e vendit.

Limaj ka ripërsëritur se kundërkandidatët e tjerë nuk e kanë përvojën për të udhëhequr me shtetin, ku përmendi se ka nga ata që nuk kanë pasur asnjëherë një punë e dëshirojnë të bëhen kryeministër.

“Ka shumë mundësi, bile për mendimin tim deputetët, të cilët ju do t’i votoni kanë me vendos marrëveshja me Serbinë që përcakton përjetësisht si ka me qenë Kosova. Shumë e mundur që kjo qeveri që del nga zgjedhjet dhe ky parlament do të vendosin të ardhmen edhe të fëmijëve tanë. Prandaj, shumë më rëndësi është që të merret seriozisht ky proces në të cilin po futemi, nuk guxon të na kalojë. Unë pres që qeveria e ardhshme dhe parlamenti i Kosovës të futet në një nga temat e para ta ketë dialogun për ta mbyllur tërësisht procesin e bisedimeve si proces të hapur mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Kreu i Nismës tha se i vjen turp të flasë për Trepçën, për gjendjen e minatorëve, pasi sipas tij shumë më herët është dashur të zgjidhjet fati i tyre.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Bilall Sherifi, u shpreh se kandidati i tyre për kryeministër është më i përgatituri për të marrë udhëheqjen e Kosovës.

“Kosova po hyn në një fazë ku do të vendoset për 100 vitet e ardhshme, kush do të jetë Kosova, nga do të shkojë Kosova. Pra, kjo qeveri, ky kryeministër do të ketë jashtëzakonisht një barrë të madhe në drejtimin e vendit dhe nevojitet edhe kualitet personal, kualitetet e kandidatit që nesër do të jetë kryeministër. Përvoja politike të cilën kryeministri Limaj e ka më të madhe se të gjithë të tjerët dhe mbi të gjitha përgatitjen e jashtëzakonshme personale e juridike, sepse në bisedime nuk mund të shkohet pa e njohur elementare të bisedimeve”, tha ai.

Sherifi tha se Fatmir Limaj shquhet si figurë unifikuese dhe do të arrinte t’i bënte bashkë të gjithë për të mirën e shtetit.

Nga Dega e Nismës në Mitrovicë dhe kandidate për deputete Hyrije Gashi-Kodra, tha se kjo degë po hyn në zgjedhje më e përgatitur se kurrë. Ajo tha se përveç programit si Nismë u ofrojnë qytetarëve kandidatët më të mirë për deputetë nga regjioni i Mitrovicës.

“Kjo është dëshmia më e mirë se programi i Nismës kudo në Kosovë po gjen mbështetje te të gjitha shtresat shoqërore. Nisma po rritet e po fuqizohet çdo ditë falë programit të saj, punës dhe aktiviteteve të përditshme në të mirë të qytetarëve, e mbi të gjitha falë liderit të saj, njeriut të luftës e të paqes Fatmir Limaj”, tha ajo.

Kandidatët për deputetë nga Mitrovica janë Mustafë Haziri, Hyrije Gashi-Kodra./kp/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shëndetësi Lajme
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Kalo në kategori