Nisma Socialdemokrate, dega në Malishevë, ka mbajtur mbledhjen e radhës së Kryesisë. Në këtë mbledhje ishte prezent edhe kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj.
Ky i fundit i njoftoi drejtuesit e Degës së Nismës në Malishevë për zhvillimet aktuale politike në vend si dhe vizitën e tij zyrtare në Berlin.
Sa i përket Nismës, Limaj tha se partia tanimë ka kaluar në nivel tjetër dhe sondazhet e konfirmojnë këtë.
Ai falënderoi strukturat e Nismës në Malishevë për punën dhe angazhimin e tyre në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të kësaj komune si dhe fuqizimit të partisë.
“Partia jonë po rritet dhe po fuqizohet. Sondazhet më kredibile flasin për një rritje të konsiderueshme të Nismës. Partia tani është rritur dhe po kalon në nivel tjetër. Për këtë më meritorët jeni ju”, ka thënë Limaj.
Në anën tjetër, kryetari Limaj u njoftua nga drejtuesit e degës së Nismës në Malishevë se po i bashkohen çdo ditë intelektualë të shquar të kësaj komune, si dhe qytetarë të shtresave e gjinive të ndryshme.
“Për pesë vjet tanimë është dëshmuar se sa i drejtë ka qenë vendimi për themelimin e Nismës dhe, qytetarët e Malishevës, është dëshmuar se kanë pasur të drejtë kur e kanë mbështetur Nismën Socialdemokrate”.
Limaj ka ftuar strukturat e Nismës në Malishevë ta zgjerojnë frymën e Nismës Socialdemokrate në çdo lagje të Malishevës. Ai tha se malishevasit gjithmonë në momente të rëndësishme kanë ditur të rreshtohen drejt. Nisma, sipas tij, është shtëpia e të gjithë qytetarëve të Malishevës.
Më tutje, Limaj përgëzoi qeverisjen komunale për punën që po bën në Malishevë dhe për përkushtimin që po tregojnë për të punuar e zhvilluar komunën e Malishevës.
Kryetari i degës në Malishevë, Ragip Begaj, njëherësh edhe kryetar i komunës, ka paralajmëruar aderime tjera në Malishevë. Ndryshe, Nisma është partia më e madhja në Malishevë duke udhëhequr që dy mandate e vetme komunën.
Në zgjedhjet e fundit në balotazh, të gjitha partitë ishin bërë bashkë, por kandidati i Nismës, Ragip Begaj, kishte fituar me 60% të votave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel