LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Ndihma e FMN-së është e rëndësishme për Kosovën

Limaj: Ndihma e FMN-së është e rëndësishme për Kosovën

Paga minimale, çështja e veteranëve të luftës, reformimi i sistemit pensional dhe njohja e statusit për mësimdhënësit e viteve 90-ta, ishin temat të cilat kanë biseduar zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ruud Vermeulen.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Limaj përmes profilit së tij në Facebook.


“Ndihma dhe këshillat profesionale të kësaj zyre janë shumë të rëndësishme për Qeverinë e Kosovës në hartimin e politikave sa më të mira fiskale për këto dhe shumë çështje të tjera”, ka shkruar ndër të tjera Limaj, përcjell Telegrafi.

“Sot pata kënaqësinë ta prisja në takim shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, z. Ruud Vermeulen. Paga minimale, çështja e veteranëve të luftës, reformimi i sistemit pensional dhe njohja e statusit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, ishin disa nga temat që i trajtuam me z. Vermeulen. Ndihma dhe këshillat profesionale të kësaj zyre janë shumë të rëndësishme për Qeverinë e Kosovës në hartimin e politikave sa më të mira fiskale për këto dhe shumë çështje të tjera”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/