LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Kurti e Vuçiq janë pajtuar për status quo

Limaj: Kurti e Vuçiq janë pajtuar për status quo

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i habitur me atë që e quan ndryshim radikal të kryeministrit Kurti në raport me dialogun dhe çështjet e tjera.

“Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e Kurtit, ai është bërë një njeri tjetër, një i panjohur”, deklaroi Limaj për RTK.


Sipas tij, Kurti shpesh kishte thënë se nuk do takohej me Vuçiqin në dialog pa kërkuar falje Serbia e të tjera, gjë që, sipas tij, këto nuk kanë ndodhur, por kanë ndodhur takimet e Kurtit me Vuçiqin.

Limaj tha se Kurti sikur ka një pajtim më Vuçiqin për një status-quo, sepse, sipas tij, nuk ka guxim e  ide për  ta përmbyllur këtë problem të madh.

Ai tha se Qeveria Kurti nuk ka asnjë investim kapital.

Kreu i Nismës ka thënë se është duke u bërë padrejtësi  ndaj kategorive të dala nga lufta nga Qeveria Kurti.

Limaj tha se asnjë qeveri nuk ka bërë sa duhet për veteranët dhe kategorive të tjera të luftës, por, sipas tij, kjo qeveri  është duke bërë padrejtësi. Limaj tha se edhe plotësim-ndryshimi i ligjit në vitin 2017 është duke u keqinterpretuar.

“Nuk ka kategorizim dhe, derisa kjo nuk ndodhë, atëherë vlen ligji bazik dhe kjo nënkupton se paga e veteranit duhet të rritet bashkë me atë minimale”, tha Limaj.

Ai tha se Qeveria Kurti po bën mashtrime me çështjen e pagës minimale, sepse, sipas tij, me këtë veprim nuk ngarkohet buxheti i shtetit, por kompanitë private. Kjo, sipas Limajt, është pabarazi që po e bën qeveria aktuale.

Limaj ka folur edhe për çështjen e listave, por tha se kjo është përgjegjësi e qeverisë, sipas ligjit.  Ai tha se pastrimi i listave duhet të nisë nga kryeministri Albin Kurti, sepse, sipas tij, ai nuk është veteran luftëtar.

Limaj tha se krejt kjo çfarë po ndodhë është për ta forcuar diskursin anti UÇK.

“Fatkeqësisht, vlera më e madhe e kombit- UÇK-ja, po cilësohet si ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha Limaj.

Sipas tij, kjo është e papranueshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori