Prodhuesit e Kosovës dhe ata të Shqipërisë kanë kërkuar eliminimin e barrierave tarifore dhe jotarifore në sektorin doganor, si dhe hartimin e një agjende të specifikuar lidhur me njehsimin e sistemeve fiskale në kontekstin tarifor dhe procedurial.
Këto janë kërkesat e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë në dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës, drejtuar qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Ata në një tryezë të përbashkët diskutuan lidhur me problemet që sipërmarrjet tregtare të të dy shteteve hasin gjatë aktiviteteve të tyre.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj bëri të ditur se nuk do të mungojë mbështetja institucionale për prodhuesit e të dyjave vendeve. Ai tha se për Kosovën dhe Shqipërinë është një lajm i mirë që dy promotorët e dy vendeve po bëjnë presione pozitive në drejtim të zhvillimit të ekonomisë të të dyja vendeve.
Ai shtoi se sikurse Qeveria e Kosovës, ashtu edhe ajo e Shqipërisë e kanë për detyrë që të mbështesin krijimin e një partneriteti të fuqishëm të bizneseve, ku theksoi se të dyja vendet duhet të heqin të gjitha taksat.
“Kam parë draftin me kërkesat të cilat kanë klubet e prodhuesve të të dyja vendeve dhe është një moment i mirë që Kosova dhe Shqipëria të japin një shembull ndërmjet vete për heqjen e barrierave dhe hapjen e tregjeve. Ajo çka mund t’iu them unë sot është se Qeveria e Kosovës është shumë e interesuar që biznesit tonë t’i jap sa më shumë hapësirë për t’u zhvilluar”, theksoi Limaj.
Sipas tij, Kosova para 7 vitesh ka pasur një ekonomi prodhuese pothuajse inekzistente, ndërsa theksoi se ky sektor sot ka marrë një hov.
“Ne si Qeveri kemi marrë sugjerimet dhe kemi nisë të marrim disa hapa konkret ku konkurrenca do të jetë fer dhe e barabartë për të gjithë. Qeveria e Kosovës me kujdes do t’i trajtojë kërkesat që kemi marrë, dhe besoj se edhe e Tiranës do të bëjë njëjtë”, tha ai.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani bëri të ditur se bilanci tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë është 3:1, ku Kosova i eksporton Shqipërisë vetëm 50 milionë, ndërsa kjo e fundit i eksporton Kosovës rreth 150 milionë.
“Ne jemi duke punuar shumë si ministri që produktet të jenë sa më cilësore edhe për tregun evropian. Është lajm i mirë që dy prodhuesit andej dhe këndej kufirit kanë rënë dakord mes vete. Ne do t’i rrimë krah prodhuesit tonë aty ku na lejon ligji, duke ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik të vendit. Jemi duke punuar që sa më shpejt të procedojmë ligjin për tregti të brendshme”, tha ai.
Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha tha se ka një rritje të shkëmbimit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas tij, Kosova ka 50 milionë euro eksport në Shqipëri, që siç tha ai krahasuar me potencialin, ky është një volum tejet i ulët.
Ai ftoi Qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë që të implementojnë marrëveshjet e arritura deri më tash.
“Dy qeveritë kanë nënshkruar 15 marrëveshje deri më sot, por kjo nuk po reflektohet në lehtësimin e plasimit të prodhimeve të Kosovës në Shqipëri, për ne tregu i Shqipërisë duhet të jetë vazhdimësi e tregut të Kosovës”, tha ai.
Presidenti i Klubit të Prodhuesve Shqiptar, Filip Gjoka, shtroi rëndësinë që ka implementimi i këtyre marrëveshje në shtrimin e një klime të përshtatshme për të bërit biznes për të dyja vendet.
“Unë kam besim që dy qeveritë do të na e bëjnë më të lehtë punën”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?