LAJMI I FUNDIT:

Limaj kërkon nga BE-ja liberalizimin e vizave për Kosovën

Limaj kërkon nga BE-ja liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një takim virtual me shefin e Zyrës së BE-së, njëherësh përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë, zhvillimet me Gjykatën Speciale, liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën me pandeminë covid-19.

Sipas njoftimit të lëshuar nga kjo parti, Limaj gjatë këtij takimi virtual ritheksoi çështjen se, integrimet evropiane janë përcaktimi dhe orientimi ynë si shtet dhe se zvarritja e procesit të liberalizimit të vizave është shumë i panevojshëm dhe si rrjedhojë po krijon edhe pakënaqësi të qytetarëve tanë.

Po ashtu, kryetari Limaj tha se, pres që BE sa më parë të jetësojë këtë proces në mënyrë që të rinjtë tanë të lëvizin të lirë nëpër vendet evropiane.

Ndërsa, lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, kryetari Limaj tha se nevojitet një agjendë e qartë dhe me afat caktuar, në mënyrë që të arrihet deri te marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke mes dy vendeve.

Në anën tjetër, gjatë këtij takimi virtual, Szunyog, shprehi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në funksion të jetësimit të agjendës së integrimit evropian, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për të tejkaluar sfidat që ka sjellë pandemia covid-19.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes profesori i meterologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meterologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Lajme
Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Lajme
Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori