LAJMI I FUNDIT:

Limaj flet për koalicionet që mund të bëjë NISMA Socialdemokrate

Limaj flet për koalicionet që mund të bëjë NISMA Socialdemokrate

Kryetari i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përjashtuar koalicionet parazgjedhore me subjektet e tjera politike.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se NISMA Socialdemokrate nuk do të bëjë koalicione parazgjedhore me asnjë subjekt të madh politik.

“Sot, të gjitha strukturat e NISMA-s janë për të shkuar të vetëm në zgjedhje. Ne sigurt nuk shkojmë me tri partitë e mëdha – VV, PDK dhe LDK”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se partitë e mëdha duhet të shkojnë të vetme në zgjedhje, por sipas tij është vendim i tyre si do të vendosin.

Kryetari i NISMËS ka thënë se nëse ka përplasje të koalicioneve të mëdha, siç ndodhi në zgjedhjet e fundit, NISMA do ta vlerësojë situatën.

Limaj ka thënë se asnjë koalicion nuk e përjashton pas zgjedhjeve, ndërsa nuk ka dashur të flas për preferencat e tij për subjekte të caktuara.

“Këtë mos ma kërkoni. Këtë kërkojeni nga Endriti apo Bilalli, kur të vijnë në studio”, është shprehur me shaka Limaj.

I pari i NISMËS ka thënë se partia e tij nuk do t’i prishë balancat duke iu bashkuar ndonjë subjekti nëse partitë e mëdha vendosin të shkojnë të vetme në zgjedhje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori