Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojnë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Vizita bëhet në ora 11:00.


Ndryshe, ditë më parë është zgjedhur Kryesia e re e ASHAK-ut.

Kryetar i ASHAK është zgjedhur akademik Nexhat Daci, nënkryetar Jusuf Bajraktari, ndërsa sekretar shkencor anëtarja korrespondente, Myzafere Limani.