Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova është futur në një rrugë më shumë të panjohura. Ai ka thënë se sot Kosova është duke u qeverisur nga partia shtet. Kjo, sipas tij, nuk ka ndodhur asnjëherë që vendi të qeveriset nga parti e vetme.
“Shpejt do ta shihni, është si shkumë sapuni. Do ta shihni këtë kohë se sa shpejt kjo që sot është modë do t’i irritoj njerëzit. Sot, Kosova është duke u qeverisur nga partia shtet. Asnjëherë vendi nuk është drejtuar nga një parti e vetme. Tendencat për të kapur gjithçka, shpejt do të tregoj rreziqet ku do të jetë demokracia kosovare. Shenjat janë dhënë në këto dy tri ditët e fundit. Asnjëherë nuk ka ndodhë që partia në pushtet të ndryshoj ligjin zgjedhor krye në vete. Ligj zgjedhor ndryshohet me konsensus dhe me kryesimin e opozitës, sepse kjo nuk është çështje numri e votash. Njerëzit autoritar punën e parë që e bëjnë janë ndërhyrja të ligji zgjedhor për t’ia përshtatur vetes rregullat e lojës dhe kjo ka ndodhur në sistemet ku ka mendësi autokrate”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Kuvendin Zgjedhor të degës së Nismës në Malishevë.
I pari i Nismës ka thënë se, Kosova ka nevojë për këtë frymë politike me adresë racionale e më përmbajtje të jetë e bashkuar në betejat që na vijnë, duke shtuar se nuk duhet ndikuar nga disponimet momentale.
Lideri i Nismës është shprehur i sigurt se nga ky kuvend do të dal ekipa fituese e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.
“Ky kuvend mbahet në një moment të veçantë për vendin dhe partinë. Jemi të vetëdijshëm për angazhimin që duhet ta kemi dhe që duhet dalë nga ky kuvend. Shpreh nderimin tim për gjithë ata burra e gra të cilët në mes dy kuvendeve kanë ndërruar jetë. Organeve që dalin nga ky Kuvend iu dëshiroj shumë suksese dhe ne duhet ta ndërtojmë ekipin fitues të zgjedhjeve lokale. Unë ju ftoj që së bashku të vazhdojmë angazhimet e përbashkëta për t’i kaluar me sukses sfidat e radhës”, ka shtuar Limaj.
Pas fjalës së Limajt, Kuvendi ka vazhduar me punimet me zgjedhjen e strukturave të reja ku janë zgjedhur organet e reja të degës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën