Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar nga deputetët që të bëhen bashkë për t’ia drejtuar një letër Parlamentit Evropian, Bashkimit Evropian dhe shteteve të fuqishme që të kërkojnë nga Serbia ndriçimin e fatit të të pagjeturve nga Kosova.
Sipas tij, debati i sotëm duhet të shërbejë për të ngritur alarmin ndaj partnerëve ndërkombëtarë, për të parë edhe një herë se me çfarë shteti kanë bashkëbiseduar deri më tani.
Në debatin që po zhvillohet këtë pasdite në Kuvendin e Kosovës, në emër të Grupit Parlamentar të Nisma-AKR, Limaj tha se ka qenë një konsensus i heshtur për të fshehur krimin.
“Kjo ka ndodhur në tavolinën e udhëheqësve shtetërorë të një shteti, i cili siç thash është kandidat për BE… Mos harroni, kreu shtetëror, drejtësia serbe me proces verbal shkon, me gjyqtarë hetues, me prokurorë, e mbajnë proces verbalin duke e fshehur krimin e dhjetëra njerëzve të vrarë në Danub, duke i paraqitur gjoja se janë refugjatë kurd e tentojnë të ikin në Rumani”, ka shtuar ai.
Ky debat i sotëm parlamentar, Limaj tha se është t’ia ngritur edhe vetëdijen Parlamentit Evropian, se kujt i kanë dhënë kandidaturën për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Partnerëve tanë për t’iu thënë se ja kujt po i jepni përparësi, dhe i keni dhënë kandidaturën për të qenë pjesë e BE-së, ia keni liberalizuar vizat dhe me qindra e miliarda euro po investoni në një vend ku drejtuesit e atij vendi haptazi flasin, kërcënojnë qytetarët e vendit të vet të gjithë ata që tentojnë për të zbuluar krimet e së kaluarës. Është alarmante që të dëgjosh ata njerëz që kanë qenë bartës të pushtetit, një pjesë e tyre bartës të luftës, krimit e gjenocidit që kanë ushtruar jo vetëm në Kosovë, por anë e kënd ish-Jugosllavisë”, ka deklaruar Limaj.
Limaj shtoi se kryetari aktual i Kuvendit të Serbisë, ka kërcënuar dhe ka punuar për të fshehur krimin i cili është bërë në Kosovë.
“Kulmi është ai këlyshi i Millosheviqit që sot është kryetari i parlamentit. Ai del haptazi dhe thotë se kushdo që tenton të zbulojë të vërtetën, me i zbulua varrezat masive nuk është serb dhe i kërcënon qytetarët e vet. Kryetari i Kuvendit të Serbisë aktualisht imagjinoni atë kryetar që haptazi kërcënon dhe tenton dhe ka punuar vazhdimisht me fsheh krimin, nesër pritet në Parlamentin Evropian dhe na flet për demokracinë, për drejtat e njeriut dhe lirinë. Imagjinoni atë kryetar parlamenti dhe atë ministër që sot është i policisë, shkojnë në Bruksel dhe na flasin për kapitujt se sa Serbia është demokratizuar”, ka shtuar ai.
Për këtë arsyeje, ai potencoi se është e domosdoshme që deputetët të bëhen bashkë dhe t’i drejtohen Parlamentit Evropian dhe BE-së dhe shtetet e fuqishme me një letër, për ndriçimin e fatiti të mbi 1600 civilëve shqiptarë për të cilët edhe pas dy dekada nuk dihet fati i tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert