Lila Moss ndjek gjurmët e Kate Moss me një paraqitje boho në udhëtim drejt Ibizas

Lila Moss, vajza 22-vjeçare e supermodeles së famshme Kate Moss, u pa duke i qëndruar besnike stilit të nënës së saj ikonike teksa u nis për në Ibiza të mërkurën.
Modelja e re veshi një bluzë bikini trekëndëshe ngjyrë kafe, të kombinuar me një jelek transparent me xixa, duke rikrijuar një pamje të freskët dhe boho që të kujton Kate-n e viteve të 90-ta.
Për ta kompletuar stilin, ajo kishte hedhur rreth belit një sarong të hollë ngjyrë ari, ndërsa mbante në duar një çantë të madhe plazhi të endur dhe kishte zgjedhur këpucë balerinash të zeza, shkruan DailyMail.
Flokët i kishte modeluar drejt për një pamje sa të thjeshtë, aq edhe elegante.
Lila, e cila shpesh ka pranuar se “vjedh” gjëra nga garderoba e nënës së saj, ka krijuar tashmë një emër në botën e modës.
Ajo ka qenë fytyra e Marc Jacobs Beauty, ka parakaluar për Vivienne Westwood dhe Miu Miu, dhe sot është ambasadore për Yves Saint Laurent.
Duke ndjekur gjurmët e nënës, por me stilin e saj unik, Lila Moss po konsolidon vendin e saj si një nga figurat më premtuese të modës së re. /Telegrafi/





















































