Seanca urgjente e thirrur për fatin e deponisë në Nikushtak, përfundoi pa epilog dhe me debat të ashpër mes këshilltarëve dhe kreut të Komunës së Likovës, shkruan Alsat.
Në seancë mori pjesë edhe një përfaqësuese e Ministrisë së Ekologjisë. Ajo tha se mbyllja e kësaj deponie për momentin është e pamundur pasi komuna nuk ka mjete të mjaftueshme. Ndërsa shtoi se në bazë të marrëveshjes me pushtetin lokal brenda dy muajve duhet të fillojë pastrimi i saj.
“Për momentin mbyllja e deponisë në Nikushtak nuk është e mundur. E para nuk keni të holla si komunë, e dyta nuk do ta zgjidhni problemin, pasi ky është projekt i madh dhe asgjë nuk do të arrihet. 46:26 Për deponinë në Nikushtak parashihet ky skenar, ajo do të pastrohet, do të mbyllet dhe do të mbetet vetëm një pjesë e vogël që do të pranojë mbeturinat deri në hapjen e deponisë rajonale në Sveti Nikollë”, tha Ana Karanfillova, Përfaqësuese e Ministrisë së Ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor.
Kreu i Likovës Erkan Arifi tha se kjo është alternativa e vetme për zgjidhjen e përhershme të këtij problemi, ndërsa theksoi se me këtë çështje tanimë merret pushteti qendror.
“Për fat të mirë jemi në një proces që kthim mbrapa nuk kemi si komunë, edhe po të duam ne të tërhiqemi ka vendim të qeverisë, këto janë politika më të mëdha, në shtet që bëhen se si në nivel të rajoneve të zgjidhet me këtë problematikë”, u shpreh Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës.
Iniciuesi i seancës së sotme, këshilltari nga radhët e ASH-së Bastri Rexhepi tha se marrëveshja që daton nga viti 2018 për të cilën flasin autoritetet nuk ka dhënë as edhe një rezultat. Ai kërkoi dislokimin urgjent të deponisë.
“Të nderuar këshilltar ky është një kancer të cilin e thithin banorët e kësaj ane dhe për këtë kemi përgjegjësi secili prej nesh që nuk bëjmë asgjë që të ndërmarrim masa që të dislokohet kjo deponi.04:30 Çdo ditë pikërisht për shkak të kësaj deponie ne jemi viktimë e kësaj papërgjegjësie 20 vjeçare që po ndodh, këtë nuk e lejon as morali as ligji”, theksoi Bastri Rexhepi, këshilltarë në komunën e Likovës.
“Kënd ta hudhim në votim, ne e hedhim në votim, por t’i e din në votim çfarë do të ndodh, ti dëshiron që pasi të votohet, të dalësh në fejsbuk dhe të shkruash se këshilltarët e BDI-së janë kundër heqjes së deponisë në Nikushtak”, tha Zekirija Shaini, Kryesues i Këshillit në komunën e Likovës.
Plani i ministrisë është që të ndërtohet fabrika për riciklimin e mbeturinave në Sveti Nikollë, ndërsa të dërgohet nëpërmjet pikës së grumbullimit në Kumanovë. Projekti duhet të jetë gati deri në fund të vitit 2026, kur edhe parashihet heqja e tërësishme e deponisë nga Nikushtaku./ Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por në Qeveri mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”
Voziti me fëmijë në prehër – policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Bytyqi: Një vit e gjysmë punuam në planin e rritjes, të ndërmarrim të gjitha proceset reformuese
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City