LAJMI I FUNDIT:

Lika: Manastiri, qytet i rëndësishëm për shqiptarët

Lika: Manastiri, qytet i rëndësishëm për shqiptarët

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika, dhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta sot kanë vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastir me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Pas vizitës të Muzeut, zëvendëskryeministri Lika dhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kanë marrë pjesë në Tribunën shkencore kushtuar kësaj date të rëndësishme kombëtare.


“Historia kombëtare shqiptare është përplot me ngjarje madhështore, me ngjarje që kanë peshë të madhe, që shënojnë pikë kthese në zhvillimin e kombit, në rrugëtimin e tij civilizues dhe bashkëkohor. Një ndër këto ngjarje historike dhe kulturore është edhe Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe i mbajtur pikërisht në këtë qytet, si njëri nga qendrat administrative e kulturore në atë kohë dhe një qendër e një shembulli të një bashkëjetese mes komuniteteve në kohën e sotshme i cili duhet të grumbullojë fuqi, të merr guxim dhe të mbajë përgjegjësi për krijimin e kushteve për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Kongresi i Alfabetit mbetet një nga veprimet strategjike ekzistenciale për ngritjen e vetëdijes në rrafshin kombëtar dhe për përforcimin e identitetit kulturor”, tha Lika. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori