LAJMI I FUNDIT:

Ligji i ri zemëron prostitutat e Gjermanisë

Ligji i ri zemëron prostitutat e Gjermanisë

Të fitosh para me prostitucion do të jetë më e vështirë në të ardhmen në Gjermani. Si prostitutat, ashtu edhe bordelet, do t’u nënshtrohen kontrolleve më të rrepta. Një ligj i ri që ka hyrë në fuqi nga 1 korriku parashikon rregullore të reja.

“Në këtë vend është më e vështirë të hapësh një kioskë se një bordel”, tha ish-ministrja e Familjes, Manuela Schwesig para një viti, kur e paraqiti projektligjin në Bundestag.


Shumë prostituta punojnë në Gjermani në kushte jonjerëzore. Askush nuk kontrollon, se në cilat kushte punojnë ato në bordele.

Sipas Ligjit të ri, prostitutat duhet në të ardhmen të regjistrohen dhe të konsultohen në qendra shëndetësore publike. Edhe bordelet në të ardhmen do të lejohet të punojnë, vetëm, nëse plotësojnë të gjitha kushtet higjienike, hapësinore dhe shëndetësore.

Me ligjin e ri ndalohen bordelet “flatrate” – ato që mbi bazën e një çmimi fiks të lejojnë të kërkosh seks sa herë të duash në bordele, po ashtu do të ndalohen edhe party-t e njohura si “rape-gang-bang” – por që në thelb bëhet fjalë për blerjen e seksit në grup dhe ku një femër duhet të plotësojë dëshirat e shumë burrave. Po ashtu ndalohet edhe seksi pa kondome në të ardhmen. Edhe burrat që vizitojnë prostitutat do të mund të penalizohen, nëse ata kanë pranuar shërbimin e prostitutave të detyruara duke qenë në dijeni të këtij fakti.

Por, ligjet e reja kanë bërë që në ambientet e prostitutave të shpërthejë paniku. Silvia Vorhauer nga Qendra e Misionit të Mesnatës së Dortmundit, që ofron konsulencë për prostitutat që duan të largohen nga ky profesion, thotë se “paniku po përhapet”. Shumë femra kanë frikë nga ndryshimet me Ligjin e ri. Sipas Vorhauer, ato thonë, se “nuk mund të regjistrohem zyrtarisht dhe të lëvizin me një dokument të tillë”. Shumë preferojnë më mirë të pushojnë së punuari në këtë profesion.

Këshilltarja e Qendrës së Dortmundit, Silvia Vorhauer e sheh detyrimin e regjistrimit si një torturë të re për femrat që punojnë në profesionin e prostitutës. „Pse nuk mund të shkojnë ato thjesht në zyrën e financave dhe të regjistrohen aty?” Sipas Vorhauer regjistrimi në zyrat administrative do të “shtojë stigmatizimin dhe kriminalizimin e grave prostituta”.

Me ligjin e ri Berlini zyrtar kërkon të korrigjojë pasojat e ligjit të vitit 2002, ligj që u pa si goditje çliruese për rregullimin ligjor të prostitucionit. Por vetëm një për qind e prostitutave arritën të nënshkruanin kontata si punëtore seksi nga futja e ligjit në fuqi. Nëse ligji i ri do t’ia dalë, nuk dihet.

Tregu miliardësh i prostitucionit në Gjermani, ku sipas të dhënave punojnë 200.000 deri në 500.000 vetë, është mjaft fleksibël. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori