LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve – Bajraktari thotë se Ministria e Drejtësisë ka prioritet finalizimin e rregullores

Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve – Bajraktari thotë se Ministria e Drejtësisë ka prioritet finalizimin e rregullores

Drejtori i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari, ka folur për Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovë, mungesën e akteve nënligjore si dhe për vështirësitë që kanë zyrtarët përgjegjës në trajtimin e rasteve të sinjalizuesve.

Ai ka thënë se janë duke punuar në atë drejtim që të finalizojnë draft rregulloren e këtij ligji.


“Është e vërtetë që Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në një prej dispozitave të veta ka të përcaktuar që në një afat ligjor prej 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit të nxirret rregullorja, mirëpo kjo është karakterizu me disa prej ngjarjeve që kanë impakt në punën dhe aktivitetet tona të përditshme. Natyrisht, edhe rrethanat politike dhe veçmas ato që lidhen me pandeminë e kanë pamundësuar në masë të konsiderueshme nxjerrjen e aktit nënligjor. Vlen të theksohet se ligji në masë të madhe e përcakton edhe procedurën sa i përket rasteve të trajtimit që nga paraqitja e rasteve edhe pastaj trajtimi brenda institucioneve duke përfshirë edhe fazën pasuese atë të trajtimit nga Agjencia Kundër Korrupsionit”, ka thënë ai në një intervistë për Telegrafin.

Bajraktari ka pohuar se edhe në mungesë të akteve nënligjore, ligji aktual ka bazë të mjaftueshme për trajtimin e rasteve.

Ndërrimi i Qeverive lë në hije Ligjin Për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovë
Lexo po ashtu Ndërrimi i Qeverive lë në hije Ligjin Për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovë

“Edhe në mungesë të akteve nënligjore që i detajizon procedurat e trajtimit edhe ligji aktual për mbrojtjen e sinjalizuesve po edhe ligji për procedurën e përgjithshme administrative si mekanizëm që e zëvendëson Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve ka bazë të mjaftueshme. Por ne nuk kemi qëndruar duarkryq në këtë proces, ne kemi filluar me hartimin e rregullores, mirëpo për shkak të rrethanave që i ceka më herët është karakterizu me vonesë, ne së fundmi në shkurt të këtij viti kemi ri-themeluar grupin punues dhe në mars kemi mbajtur një takim me përfaqësues të institucioneve duke përfshirë Agjencionin Kundër Korrupsionit, pastaj përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe kemi diskutuar versionin fillestar të projekt rregullores dhe kemi marrë një numër jashtëzakonisht të madh të komenteve, veçmas nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile”, shtoi ai.

Bajraktari tha se “aktualisht janë në trajtim të komenteve të marra nga shoqëria civile, teksa shtoi se takimi radhës i grupit punues do të mbahet ditën e ënjte.
“Në takimin e radhës do të diskutojmë për këto komente. Do të diskutojmë për kriteret që do të kenë zyrtarët përgjegjës, po ashtu nëse do duhet të jenë emrat publik të këtyre zyrtarëve.
Këto do të jenë objekt diskutimi në takimin e radhës, dhe besoj që në varësi të epilogut të këtij takimi do të shohim mundësinë se si do të ecet në finalizimin e kësaj rregullore”, shtoi ai.

Bajraktari gjithashtu ka folur edhe për vështirësitë që kanë hasur në zbatimin e këtij ligji.

“Ajo çfarë e bën më pak të zbatueshëm këtë ligji është çështja e mungesës së informatave të nevojshme dhe në këtë drejtim ne e patëm planifikuar në mars që të fillojmë një sesion trajnues ne që kemi marrë pjesë në hartimin e ligjit”.

Në fund të intervistës, Bajraktari theksoi se prioritet i Ministrisë së Drejtësisë mbetet finalizimi i rregullores dhe po ashtu njoftimi i zyrtarëve për mundësinë e të drejtave për mbrojtjen e sinjalizuesve./ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori