Ndonëse mblodhën nënshkrime për të kërkuar revokimin e pezullimit të Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese, mësimdhënësit dhe Sindikata e Arsimit ende nuk kanë përgjigje. Përderisa Kushtetuesja i kërkon sqarime shtesë për këtë kërkesë Avokatit të Popullit ndërsa njohës ligjor vlerësojnë se mund të hidhet poshtë nga Gjykata.
Pezullimi i Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese po ndikon drejtpërdrejtë në punëtorët e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit.
Jo vetëm paga e mësimdhënësit, por edhe pagat e sektorëve tjerë janë shumë të ulëta. Paga që e merr sot mësimdhënësi është një shportë shumë e vogël pasi ka inflacion dhe rritje të çmimeve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ahmet Pllana.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përmes Avokatit të Popullit mësimdhënësit nga i gjithë vendi kanë kërkuar nga Gjykata revokimin e këtij vendimi, përcjell Telegrafi.
“Është dërguar kërkesa te Avokati i Popullit por ende nuk kemi marrë informacion nga ta nëse Gjykata Kushtetuese u ka thyer ndonjë përgjigje”, deklaroi nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala, përcjell Telegrafi.
Në anën tjetër Zyra e Avokatit të Popullit thotë se ende nuk kanë marrë përgjigje nga Gjykata
“Avokati i Popullit ka pranuar kërkesë nga një numër i madh i shkollave të cilat kanë kërkuar që Avokati i Popullit të kërkoj nga Gjykata Kushtetuese anulimin e vendimit me të cilin e ka pezulluar Ligjin për Pagat. Avokati i Popullit më 23 janar 2020, e ka njoftuar Gjykatën Kushtetuese me këtë çështje duke ia dërguar kërkesën e këtyre shkollave. Deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë njoftim nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit.
Kurse Gjykata Kushtetuese thotë se nga Avokati i Popullit kanë kërkuar sqarime shtesë për dosjet e dërguara dhe se një kërkesë për revokim të vendimit ka të drejtë ta bëjë vetëm IAP.
“Gjykata e ka informuar Institucionin e Avokatit të Popullit se, bazuar në pikën (10) të rregullit 57 [Vendimi për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese, një masë e përkohshme mund të revokohet vetëm me kërkesë të palës parashtruese (në rastin konkret IAP-së). Të gjithë të tjerët në këtë rast, përfshirë këtu edhe institucionet arsimore, mund të kenë vetëm statusin e palës së interesuar, por jo edhe të “palës” “, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërsa njohës të çështjeve ligjore vlerësojnë se një kërkesë e tillë ka më shumë për qëllim presionin ndaj qeverisë sepse ligjërisht mund të hedhet poshtë nga Kushtetuesja.
“Në çfarëdolloj peticioni apo kërkese që vjen nga Sindikata ajo hidhet poshtë. Normal Gjykata Kushtetuese e pranon por gjatë shqyrtimit e hedh si të pabazuar. Kjo më shumë është presion ndaj Qeverisë se presion ndaj Gjykatës”, deklaroi Anton Nrecaj.
Sipas SBASHK-ut në muajt sa ligji është i pezulluar një mësimdhënës merr më pak rreth 320 euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë