LAJMI I FUNDIT:

Ligji i gjuhëve, kryeparlamentari s’konfirmon fuqizimin (Video)

Ligji i gjuhëve, kryeparlamentari s’konfirmon fuqizimin (Video)
Talat Xhaferi

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi nuk konfirmon fuqizimin e ligjit të gjuhëve në Gazetën Zyrtare brenda kësaj jave, ashtu siç bëri të ditur një ditë më parë zv.kryeministri Bujar Osmani.

“Edhe pse tentuam, nuk arritëm që të siguronim një sqarim nga kabineti i kreut të Kuvendit Talat Xhaferi sa i takon fuqizimit të ligjit për gjuhët. Jozyrtarisht mësohet se qëndrimi i Xhaferit nuk është akoma i prerë nëse do ta dërgojë ose jo brenda javës për publikim në Gazetën Zyrtare ligjin për përdorimin e gjuhëve.”


Xhaferi në vazhdimësi kishte paralajmëruar publikimin në Gazetën Zyrtare të ligjit për gjuhët dhe ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, edhe pse presidenti Gjorge Ivanov ka refuzuar t’i dekretojë.

Unë ju kam thënë që unë nuk vuaj nga afatet për faktin që nuk jam i ngushtuar nga afatet dhe është çështje e vlerësimit tim se kur është momenti për me e nënshkruar dhe me dërguar ligjin për gjuhët së bashku me ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë në Gazetën zyrtare”- theksoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Ligji për gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve. Pas votimit në lexim të dytë me 69 vota për, Ivanovi nuk e dekretoi me arsyetimin se i ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është sjellë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Sipas procedurës, ligji u kthye për rivotim në institucionin ligjvënës. Në lexim të tretë, ai përsëri mori miratimin e shumicës së deputetëve. Pavarësisht kësaj, Ivanovi ka vazhduar të mos e nënshkruaj Ligjin për përdorimin e gjuhëve./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori