LAJMI I FUNDIT:

Ligj i posaçëm për “Matkën”, Ministria e Mjedisit do ta shpallë zonë të mbrojtur

Ligj i posaçëm për “Matkën”, Ministria e Mjedisit do ta shpallë zonë të mbrojtur

Një nismë për miratimin e Ligjit të posaçëm për Kanionin Matka synon të qartësojë përkatësinë e kompetencave ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal. Nga shoqëria civile thonë se dy platformat ilegale të ndërtuara së fundmi rreth digës e kanë përshpejtuar idenë për një draft ligj të tillë, i cili në shtator pritet të vendoset për debat publik. Sipas Shoqatës ekologjike “O2”, kompetencat se cili institucion i gëzon mbi Kanionin e Matkës, janë ngatërruar, dhe ato duhet të qartësohen.

“Sa i përket kërkesës së Anti-Korrupsionit, kërkesa është një hap për të ndërprerë shfrytëzimin në të zezë të burimeve natyrore të Matkës. Duhet të ndalohet urgjentisht gjithçka ilegale që ndodh atje, përderisa nuk merren vendime konkrete se kush për çfarë ka kompetenca. Dhe jo para pak kohësh, kur çështja e Matkës u aktualizua në muajin shkurt, ku të gjithë u zotuan për përgjegjësitë, si Inspektorati Shtetëror, Qyteti i Shkupit ashtu edhe Komuna e Sarajit”, tha Tatjana Stojanovska, Shoqata ekologjike “O2”.

“Ligji për Matkën funksionon në formën e ‘Lex specialis’, përkatësisht një ligj special për atë zonë. Për ta ilustruar, ne kemi Ligjin për vetëqeverisje lokale, Ligjin për ndërtim, por ekziston edhe Ligji për Qytetin e Shkupit. Në këtë të fundit, do të funksionojë në formë të ‘Lex specialis’ edhe Ligji për Matkën, por edhe Ligji për Vodnon, të cilët faktikisht, të dy janë në procedurë të formulimit”, u shpreh Andrea Jankov, ambientalist.


Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor paralajmërojnë nismë për shpalljen e Matkës për Monument të natyrës. Por, paraprakisht thonë se duhet të bëhet studim për valorizim ose rivalorizim të zonës së mbrojtur.

“Në kuadër të Projektit të financuar nga BE-ja dhe UNDP-ja mbi avancimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura, në bashkëpunim me ekspertë kombëtarë, është duke u përgatitur një raport mbi zonat e propozuara, shpërndarja e tyre, kufijtë e jashtëm si dhe revizionin i të dhënave mbi florën, faunën dhe habitatet brenda Monumentit të natyrës të Kanionit Matka”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se me ligjin e ri synohet rikthimi i kompetencave për Matkën, duke krijuar një ndërmarrje të re publike. Ndërkohë, nga Ministria e Mjedisit thonë se synojnë që të avancojnë menaxhimin e zonave të tjera të mbrojtura si Malet e Sharrit, Malet e Osogovës, fusha e Tikveshit dhe të tjera./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori