Sot, më 14 Prill 2024, gjatë një vizite tek Njësia Speciale Policore “Kobra”, presidenti serb Aleksandar Vuçiq bëri një deklaratë publike kërcënuese ndaj shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës, duke deklaruar se “secili që punon kundër Kushtetutës së Serbisë do të arrestohet menjëherë.”
Vuçiq e bëri këtë deklaratë, gjersa njoftoi se nesër do takohet me Milorad Dodik, president i Republika Srpska.
Dodik është në listën e zezë të SHBA-ve dhe konsiderohet si kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
“Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) është tejet e brengosur për këtë kërcënim publik të Vuciqit dhe efektet potenciale ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Liga Qytetare ka punuar me liderët e Luginës së Preshevës për mbi dy dekada rresht për të sjellë në vëmendjen e liderëve të politikës së jashtme të SHBA-ve çështjen e tyre”, thuhet në reagim.
Ky kërcenim publik i Vuçiqit vije një ditë pas takimit të Ligës Qytetare me delegacionin nga Lugina e Preshevës në New York në përbërje prej Shaip Kamberit, Nagip Arifit, Ardita Sinanit e Ragmi Mustafit.
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dënon ashpër kërcënimin publik të Vuçiqit kundrejt shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës.
“Ne do të vazhdojmë punën tonë me Anëtarët e Kongresit të SHBA-ve dhe me organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në SHBA dhe Evropë për t’u siguruar që shqiptarët në Luginë assesi të mos mbesin në mëshirën e regjimit antidemokratik të Vuçiqit”, vijon tutje reagimi.
“Ne i bëjmë thirrje të gjitha organizatave relevante ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, të adresojnë këtë situatë të tendosur. Shqiptarët etnik në Luginë të Preshevës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë dhe përpjekja e tyre për të drejta kombëtare dhe drejtësi nuk mund të injorohet më”, thuhet në reagimin e nënshkruar nga Joe DioGuardi – President, Shirley Cloyes DioGuardi – këshilltare për çështje të Ballkanit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Interesim i madh për t’u bërë polic, trajnimi në akademi pritet të kthehet në 6 muaj

Prokuroria e Prishtinës jep sqarim për arrestimin e zyrtarit të Regjistrimit Civil për marrje ryshfeti

Ngërçi institucional pezullon mbi 35 projektligje, nga shoqëria civile paralajmërojnë pasoja të rënda për qytetarët

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Arratisja si nëpër filma në Sarandë, u hodh në det me çantën misterioze

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë