Liga Premier do të votojë për një rregull të transferimeve që mund të ndikojë në Man United dhe Newcastle

Klubet në Ligën Premier do të votojnë për ndryshimin e rregullave të huazimit që mund të kenë ndikim në Manchester United dhe Newcastle United.
Gjatë javëve të fundit, Newcastle është lidhur me një lëvizje huazimi për Ruben Neves të Al Hilal pasi të dy klubet janë në pronësi të të njëjtëve pronarë.
Magpies thuhet se po synojnë Neves për shkak të dënimit prej 10 muajsh që i është dhënë mesfushorit Sandro Tonali për baste të supozuara të paligjshme.
Megjithatë, sipas The Athletic, klubet në Ligën Premier do të votojnë për ndalimin e huazimeve ndërmjet palëve të lidhura për afatin kalimtar të janarit.
Raportimi shton se nëse votat miratohen, marrëveshja e mundshme si kjo e Neves me Newcastle mund të bllokohen.
Përveç Newcastle, Man United mund të ndikohet gjithashtu për shkak të investimit të afërt të raportuar nga miliarderi britanik dhe shefi i INEOS, Sir Jim Ratcliffe.
Ratcliffe aktualisht zotëron skuadrën franceze të Ligue 1, Nice dhe asnjë lojtar nuk do të jetë në gjendje të huazohet te dhe nga United nëse miratohen rregullat e reja.
Që rregulli të kalojë, të paktën 14 nga 20 klubet e Ligës Premier duhet të votojnë pro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Arteta pas humbjes shokuese të Arsenalit: Titulli tani nuk është në dorën tonë

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë