Klubet nga Liga Premier do të takohen të premten për të diskutuar rreth rikthimit të sezonit 2019/20.

Liga është e suspenduar që nga mesi i muajit mars shkaku i përhapjes së coronavirusit, derisa po mendojnë të rikthehen më 8 qershor dhe të mbyllin atë nga fundi i muajit korrik.


Të hënën e kësaj jave, Arsenali, Evertoni dhe West Ham Unitedi i kanë lejuar lojtarët e tyre që të rikthehen në stërvitje, por i kanë paralajmëruar që të mbajë distancë sociale.

ilkay gundogan bruno fernandes rodri manchester city united 2019 20 1su10njibp44s1ryiyy0baonw0

Derisa Tottenham Hotspuri pritet që të enjten t'i hapë qendrat stërvitore dhe të fillojnë po ashtu me planin e tyre stërvitor.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen mbrapa dyerve të mbyllura dhe kjo gjë thuhet se do të vazhdojë deri në janarin e vitit 2021.

Federata e Futbollit të Anglisë ka kërkuar nga të gjitha klubet që të ketë masa rigoroze kundër coronavirusit, në mënyrë që mos të përhapet më shumë. /Telegrafi/

telegrafi sport app