Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve fillon në shtator dhe mediat tashmë kanë zbuluar se sa kanë fituar tashmë katër klubet italiane pjesëmarrëse.

Juventusi, Milani, Interi dhe Napoli janë klubet e Serie A që marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të garës elitare evropiane për klube.


Bianconerët kanë fituar tashmë 50 milionë euro duke u kualifikuar në fazën e grupeve, ndërsa Milani, Interi dhe Napoli kanë fituar rreth 40 milionë euro.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Napoli ka fituar 40.1 milionë euro, Milani 37.2 milionë euro dhe Interi 36.4 milionë euro.

Kampionët e Serie A, Milani janë vendosur në vazon e parë, së bashku me kampionët e tjerë të kampionateve evropiane, si dhe fituesin e Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt.

Juventusi është në vazon 2, ndërsa Interi dhe Napoli janë të vendosur në vazon 3.

Shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve do të hidhet në Stamboll më 25 gusht, ndërsa ndeshjet e para të fazës së grupeve do të luhen më 6 dhe 7 shtator.

Ndeshjet e fundit të fazës së grupeve do të luhen më 1 dhe 2 nëntor, tre javë para fillimit të Kupës së Botës, ndërsa faza e eliminimit direkt do të nisë më 14 shkurt.

Faza e ‘play-off”-it përfundon më 23 dhe 24 gusht.

Vazo 1Real Madrid Eintracht Frankfurt Manchester City Milan Bayern Munich Paris Saint-Germain Porto AjaxVazo 2Liverpool Chelsea Barcelona Juventus Atletico Madrid Sevilla RB Leipzig Tottenham HotspurVazo 3Borussia Dortmund RB Salzburg Shakhtar Donetsk Inter Napoli Sporting CP Bayer LeverkusenVazo 3 ose 4MarseilleVazo 4Club Brugge Celtic/Telegrafi/

telegrafi sport app