LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon çbllokimin e vendkalimit kufitar Evzoni

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon çbllokimin e vendkalimit kufitar Evzoni

Bllokimet e njëpasnjëshme të vendkalimit kufitar Maqedoni – Greqi në pikën Evzoni ka nxitur reagimin e Lidhjës së sindikatave të Maqedonisë (LSDM), duke i dërguar një letër ambasadorit grek në Maqedoni, Dimitris Giannakakis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Letra u është dërguar edhe kryetarëve të Konfederatës së sindikatave të Greqisë – GSEE dhe Konfederatës së sindikatave të shërbimeve publike – ADEDY.


Përmes kësaj letre, LSM-a kërkon që të përfshihen në zgjidhjen e problemit në normalizimin e komunikacionit në drejtim të vendkalimit kufitar Evzoni, që ka ndodhur pas protestave dhe bllokadës së bujqve grek.

LSM-ja shpreh shqetësimin e saj për shkak të pasojave të dëmshme në ekonominë e Maqedonisë, në përkeqësimin e gjendjes ekonomike-financiare të kompanive./Telegrafi/