LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” kërkon nga kryeministri Kurti të hartojë katër ligje

Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” kërkon nga kryeministri Kurti të hartojë katër ligje

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Deçan, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, me një kërkesë për hartimin e katër projektligjeve dhe me pas të dërgohen për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lidhja e Historianëve kërkon nga Kurti që të hatojë Ligjin për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” në Deçan; Ligj special ose Ligj i veçantë, me anë e të cilit do të shpallën të pavlefshme të gjitha ligjet, vendimet dhe aktet e tjera nënligjore gjatë periudhës mars 1989; Ligji i Pronave të Konfiskuar-Uzurpuar në Kosovë 1919-1999 dhe Ligji për Pushimoren e Fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan.


Letra e plotë e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Deçan:

“I nderuari kryeministër Albin Kurti,

Që në fillim të kësaj letre, kemi nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të ju urojmë marrjen e detyrës së kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, detyrë kjo aq sa është priviligjuese, është edhe obliguese, kur themi privilegj, theksojmë se është nder të jesh kryeministër i një vendi, e kur themi obliguese e theksojmë se popullin dhe shtetin tonë e presin shumë punë.

I nderuar kryeministër Kurti,

Siç jeni në dijeni edhe ju, por edhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që nga dhjetori i vitit  2012, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, është vu në kundërshtim të zbatimit të ligjeve të kohës së masave të dhunshme – kohës së Millosheviçit, respektivisht në kundërshtim të faljes së pronave publike të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit, institucion fetar ky i cili  nuk e pranon realitetin e ri në vendin tonë, pra se pranon Republikën e Kosovës.

Ne, kundërshtojmë çdo ligj, vendim e akt nënligjor të periudhës 1989-1999, kur Serbia zyrtarisht fuqizoi dhunën, presionin dhe çdo masë të keqe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

E kundërshtojmë faljen e pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit, ngase këto prona dhe ndërmarrje, po tentohen të i falën këtij institucioni fetare me ligjet e kohës së masave të dhunshme pra të kohës sundimit të diktatorit të fundit në Ballkan Sllobodan Millosheviç.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, rithekson se ligjet, vendimet dhe aktet e tjera nënligjore që ndërlidhën me Kosovën dhe që i ka marrë Serbia në periudhën 1989-1999, për ne dhe gjithë shqiptarët e Kosovës janë të papranueshme dhe të pazbatueshme.

I nderuar kryeministër Kurti,

Nëpërmjet kësaj shkrese – kërkese, kërkojmë nga ana e juaj, që të fillohet puna në hartimin e katër (4) projektligjeve dhe me pas të dërgohen për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të marrë formën e ligjit:

– Ligj për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” në Deçan, me anë e të cilit ligj këto dy ndërmarrje dhe pronat e tyre të shpallën pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës.

Me shpalljen pasuri kombëtare të Kosovës pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, do të pamundësohet pronësia ndaj këtyre pronave Manastirit të Deçanit, kur dihet se ne kemi një vendim anti kushtetuese, pra të vdekur të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, gjykatë kjo e cila drejtohet nga marioneta e politikës dhe ambasadave të huaj në vendin tonë, pra nga Arta Rama-Hajrizi,

– Ligj special ose Ligj i veçantë, me anë e të cilit do të shpallën të pavlefshme të gjitha ligjet, vendimet dhe aktet e tjera nënligjore gjatë periudhës mars 1989 kur është hequr Autonomia e Kosovës, e deri në qershor 1999 kur në Kosovë është vendosur zyrtarisht Administrimi ndërkombëtar i OKB-së nën Misionin UNMIK.

Me nxjerrjen e këtij ligji, me institucionet gjyqësore në vendin tonë nuk do të vihen në zbatim të ligjeve, vendimeve dhe akteve të tjera nënligjore që kanë qene të dhunshme, të pa pranueshme dhe që janë të dëmshme për vendin tonë. Pra institucionet gjyqësore nuk duhet të vihen në mëdyshje.

– Ligji i Pronave të Konfiskuar-Uzurpuar në Kosovë 1919-1999, me anën e këtij ligji, prona e konfiskuar dhe të uzurpuara nga serbët, do të ju kthehen pronarëve të tyre legjitim shqiptar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, kur dihet se shumë shqiptarëve në Kosovë gjatë periudhës 1919-1999, e me theks të veçantë gjatë kohës së kolonizimit serb, ku ju janë marrë shumë prona dhe ju kanë dhënë serbëve kolon që i ka sjellë pushteti serb në Kosovë,

– Ligji për Pushimoren e Fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan, ku me këtë ligj Qeveria e drejtuar nga ana e juaj, të e kthen në pasur kombëtare Pushimoren e Fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan, ndërmarrje kjo e cila ka qene gjigand ekonomik i Deçanit.

Po ashtu Qeveria e juaj, të ndaj një fond të veçantë, me anë e të cilit do të rimëkëmbë këtë gjigant ekonomik, jo vetëm për Deçanin por për Kosovën.

I nderuar kryeministër Kurti,

Ne jemi të vendosur që të kundërshtojmë çdo tentim që pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” të i bartën në pronësi Manastirit të Deçanit.

Duke e ditur edhe kundërshtimin e juaj që këto prona të mos i falën Manastirit të Deçanit, kërkojmë nga ana e juaj që kërkesat tona të hasin në mirëkuptimin tuaj dhe të merren seriozisht.

Ne, edhe me parë i kemi shkruar një kërkese të tillë edhe ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ish kryeministrit Isa  Mustafa, por kërkesat tonë kanë hasur në vesh të shurdhër.

Ne, jemi të hapur për bashkëpunim me juve dhe të japim kontributin tonë në hartimin e katër (4) projektligjet e me pas ligjet të propozuar me lartë.

Presim me padurim që të kemi edhe një takim zyrtar me ju, dhe në të njëjtën kohë të shtymë para kërkesat tona.

Farë në fund, ju urojmë punë të mbarë dhe shumë suksese në detyrën e juaj si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sinqerisht,

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan”, thuhet në letër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori