LAJMI I FUNDIT:

Lideri i partisë serbe në Mal të Zi thotë se 85 % e banorëve të këtij shteti janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lideri i partisë serbe në Mal të Zi thotë se 85 % e banorëve të këtij shteti janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lideri i Partisë serbe që njihet me qasje pro-serbe e pro-ruse në Mal të Zi ka deklaruar se 85 % e qytetarëve të këtij shteti janë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Përfaqësuesja e Malit të Zi që ka votuar kundër Kosovës javën e kaluar vjen nga partia e tij.

Milan Knezheviq që është udhëheqës i “Partisë Popullore Demokratike” në Mal të Zi, duke komentuar faktin se anëtarja e “DNP”-së dhe kryetarja e delegacionit malazez në Këshillin e Evropës, Maja Vukiçeviq votoi kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka deklaruar se ky është qëndrimi i 85 për qind të qytetarëve të Malit të Zi dhe se “askush nuk do ta riedukojë këtë parti”.


“Kush e përcaktoi se votimi për Këshillin e Evropës është një detyrim ndërkombëtar i Malit të Zi? A është e shkruar kjo në Kushtetutë? A duam të organizojmë një referendum? Nuk më intereson çfarë thonë Jevto Erakoviq dhe Danijel Zhivkoviq. Vukiçeviqi nuk përfaqësoi Qeverinë e Malit të Zi apo të Kosovës, por DNP-në dhe qëndrimin tonë e dinë të gjithë. Unë jam krenar për të dhe jam krenar për qëndrimin e saj”, ka thënë ai shkruajnë mediat në Serbi.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e fundit të ish-kryeministrit Dritan Abazoviq i cili mes tjerash ka thënë se po të ishte ai në pushtet kjo nuk do të ndodhte me Kosovën. Madje ky lider serb nga Mali i Zi ka ironizuar duke thënë si ai (Abazoviq) ka marrëdhënie të mira me Beogradin e “tani është i mirëseardhur të jetë një kosovar më i madh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”.

Ai gjithashtu në emision tha se nuk po e tradhtonte Malin e Zi, duke u takuar me liderët e Republikës ‘Srpska’ dhe Serbisë, Milorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq.

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi: Milan Knezheviq nuk është partneri ynë
Lexo po ashtu Ambasadorja amerikane në Mal të Zi: Milan Knezheviq nuk është partneri ynë

Ndryshe javën e kaluar Telegrafi ka publikuar një analizë ku tregon se si është votuar në Komitetin për Politikë dhe Demokraci ku u miratua në Asamblenë Parlamentare raporti i raportueses greke Dora Bakoyannis për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori