LAJMI I FUNDIT:

Lideri i partisë kryesore opozitare në Turqi konteston rezultatin e referendumit

Lideri i partisë kryesore opozitare në Turqi konteston rezultatin e referendumit

Lideri i partisë kryesore opozitare (CHP) në Turqi, Kemal Kilicdaroglu, ka thënë se i falënderon të gjithë votuesit, edhe ata që kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese në referendumin e Turqisë, i cili sipas tij nuk ishte i barabartë.

“U munduam që të mbronin votën tonë, por nuk ishim të barabartë. Ndryshimet kushtetuese nuk janë bërë për një parti, por për 80 milionë popull. Rreth 50 për qind e popullit nuk i kanë thënë PO ndryshimeve”.


Sipas tij, përcjell Telegrafi, KQZ turke e ka sjell shtetin para paralizimit.

“Fletët e votimit që nuk janë me vulë dhe kutitë e votimit që nuk e kanë logon e KQZ nuk pranohen si të vlefshme, por fatkeqësisht kemi këso lloj votash që janë pranuar. Në fillim të garës keni ndërruar rregullat. Këtë nuk e pranojmë dhe nuk e shohim të drejtë. Në vend se të jetë garantues i zgjedhjeve, KQZ e ka sjell punën që të kontestohet referendumi. Deri në fund këto parregullsi do t’i ndjekim sipas ligjit”, ka thënë Kilicdaroglu. /Telegrafi/