Udhëheqësi i opozitës hungareze, Péter Magyar, e quajti kryeministrin Viktor Orbán tradhtar dhe e akuzoi atë për rekrutimin e agjentëve rusë për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vendit.

Magyar i bëri këto komente në një tubim në qendër të Budapestit.


Hungaria shkon në zgjedhje më 12 prill.

Partia Tisza e Magyary kryeson në raport me Fidesz të Orbánit në shumicën e sondazheve të opinionit.

Fidesz ka qeverisur Hungarinë me një shumicë absolute parlamentare që nga viti 2010.

"Orbáni ftoi agjentët më të aftë rusë në vendin tonë për të ndërhyrë në zgjedhje dhe për të na grabitur përsëri pasurinë tonë më të shenjtë, lirinë hungareze, për të cilën paraardhësit tanë dhanë jetën e tyre", tha Magyar.

Ai po i referohej raporteve të shtypit që pretendonin se Rusia ka dërguar një ekip agjentësh nga ambasada e saj në Budapest për të ndikuar në fushatën zgjedhore në favor të Orbánit.

Rusia i ka mohuar akuzat.

"Gënjeshtra, mashtrim dhe ngacmim, ja çfarë kanë rezervuar për ne. Viktor Orbán tradhtoi lirinë hungareze për tridhjetë monedha argjendi, për veten dhe dinastinë e tij. Turp, turp, turp", tha Magyar.

Magyar gjithashtu e sulmoi drejtpërdrejt narrativën e fushatës së Orbán, në të cilën kryeministri e portretizon veten si garantues të paqes dhe stabilitetit, ndërsa e quan opozitën si të gatshme ta fusë Hungarinë në luftë. /Telegrafi/