Liderët e VLEN-it urojnë Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet në Kosovë

Liderët e VLEN-it, Izet Mexhit, Arben Taravari, Bilall Kasami dhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi kanë uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në një postim në Facebook, zv. kryeministri Izet Mexhiti ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është shembull dhe frymëzim se e drejta ngadhënjen edhe kur duket e pamundur.
“Urime të përzemërta i dashur vëlla Albin, urime Vetëvendosje. Fitorja e juaj është një shembull dhe frymëzim për të gjithë ne se e drejta ngadhënjen edhe kur kjo duket e pamundur dhe iluzion. Urime dhe përgëzime të gjithë qytetarëve të Kosovës për vetëdijen e lartë të demonstruar sot. Urime dhe komplimente institucioneve të Kosovës për zgjedhjet demokratike dhe atmosferën festive anembanë Kosovës”, ka shkruar Mexhiti.
Taravari thotë se është koha që ata që ishin vendosur kundër Kurtit, t’i japin atij mundësinë e njohjes.
“Fitorja e Kurti dhe e Vetëvendosjes do të mbahet mend gjatë. Sipas atyre që e kundërshtonin (deputetët e Listës Serbe nuk ishin asgjë para egërsisë dhe mllefit sui generis të disa të të tjerëve), pra sipas formulës “të gjithë kundër Kurtit”, atëherë sot, secilit që ka rregulla dhe i respekton i takon të thotë se Kurti Fitoi Mbi të Gjithë”, thotë Kurti.
Biall Kasami nëpërmjet profilit të tij në Facebook ka uruar fitoren e Kurtit në zgjedhje.
“Kryeministër, urime fitoren CEP MË CEP!”, shkruan Kasami.
Urime për fitoren e Kurtit në zgjedhje ka dërguar edhe kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi i cili shkruan se e ky rezultat përfaqëson besimin e qytetarëve në vizionin e Kurtit për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës.
“Zgjedhjet në Kosovë dëshmojnë për pjekurinë e popullit të Kosovës, ndërsa procesi zgjedhor dëshmon angazhimin serioz të institucioneve për transparencë dhe demokraci.
Urime të sinqerta mikut tim, Albin Kurtit, për fitoren dinjitoze të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë! Ky rezultat përfaqëson besimin e qytetarëve në vizionin e tij për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës, si dhe vlerësimin për mandatin e tij të suksesshëm në krye të qeverisë” shkruan Gashi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker