Liderët e BE-së akoma pa marrëveshje për datën e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën
Liderët e Bashkimit Evropian u larguan rreth orës dy të mëngjesit pas natës së gjatë të negociatave për zgjerimin, por pa marrëveshje dhe pa konkluza as për Shkupin e as për Tiranën.
Kryeministri finlandez Anti Rine, pas samitit për mediat shkurt ka porositur se shpreson që liderët të kthehen në çështjen gjatë ditës, por pa garanci. Delegacione të ndryshme kombëtare ndryshe brifojnë, derisa njërit shpresojnë se BE do të kthehet në zgjerimin sot, të tjerët pohojnë se nuk ka vullnet politik për këtë.
BE duhej dje, pas dy anulimeve, të ngrit vendim “të qartë dhe esencial” për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, konform rekomandimeve të KE-së dhe konsensusit të përgjithshëm në BE se dy vendet janë të gatshëm për hapin e ardhshëm. Por, mungesa e vullnetit politik mbizotëroi.
Më shumë vende anëtare e akuzojnë “kokëfortësinë dhe shkurtëpamësinë” e Francës ndaj Ballkanit Perëndimor. Presidenti Emanuel Makron refuzon çfarëdo progresi në zgjerimin derisa nuk ndryshon metodologjia e procesit negociues, reformë e cila mund të zgjas me vite dhe për të cilën Parisi nuk jep përgjigje konkrete se si duhet të duket.
Nga ana tjetër, vende si Holanda dhe Danimarka nuk duan të fillojnë negociata me Shqipërinë. Në Hagë ai është qëndrim i Parlamentit dhe qeveria konsideron se nuk mund të injorohet zëri i deputetëve. Për Holandën dritë e gjelbër ka qenë e pranueshme vetëm nën kushtin që të ndahen dy vendet.
Grupi i tretë, që është më i numërt, janë vendet që konsiderojnë se negociatat duhet të fillojnë me dy vendet, edhe pse shumë prej tyre thonë se kanë qenë të gatshëm të pranojnë të shkohet përpara vetëm me Maqedoninë nëse ajo pranohet për Francën.
Franca megjithatë nuk është pajtuar me këtë variant, derisa i paqartë mbeti qëndrimi i Gjermanisë deri në fund, madje shtete tjera konsiderojnë se Parisi dhe Berlini fshihen njëri pas tjetrit.
Pas disa tentimeve për draft- konkluzat ka ra propozimi francez për kompromis: të anulohet për herë të katërt vendimi në pranverë 2020, para Samitit për Ballkanin Perëndimor në Zagreb. Opsioni ka qenë i papranueshëm për më shumë vende të cilët konsiderojnë se nuk guxon të ketë kurrfarë anulimi, brifojnë burime diplomatike dhe se vendimi “patjetër të sillet sot ose nesër”.
Për shkak të kësaj, vendet mbështetës të zgjerimit e kanë refuzuar propozimin francez dhe kanë vendosur se “është më mirë të mos ketë fare konkluza se sa konkluza të këqija”, thonë për AIM burime nga shtetet anëtare të BE-së.
“Vendet perëndimore thjesht nuk kuptojnë, ka mungesë të plotë të kuptimit të realitetit jashtë, më mirë është që nuk u morëm vesh për tekst, kjo me të vërtetë është serioze dhe mendojmë se është punë e presidentit Tusk të bëjë diçka tani”, shton burimi diplomatik nga vendi lindor-evropian të BE-së.
Samiti vazhdon sot në ora 9:30, ku në rend dite pikë kryesore e rendit të ditës është korniza financiare e BE-së, ndryshimet klimatike dhe agjenda strategjike e BE-së në prani të presidentes së ardhshme të KE-së, Ursula fon der Lejn.
“Kohë për bisedime ka nëse ka vullnet për të, vetëm buxheti është temë e vështirë”, përfundon burimi për AIM në bisedë pas samitit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel