LAJMI I FUNDIT:

Liderët e partive politike të Maqedonisë urojnë 28 nëntorin

Liderët e partive politike të Maqedonisë urojnë 28 nëntorin

Me rastin e 107 vjetorit të Ditës së Flamurit, liderët e partive politike kanë uruar festën e 28 nëntorit.

Telegrafi Maqedoni më poshtë u sjell të gjitha urimet e liderëve të partive politike shqiptare.


Ziadin Sela:

“Kjo festë nëntori na gjeti ndryshe nga vitet tjera, na gjeti të goditur e të thyer por, më të bashkuar se kurrë!

Këtë nëntor e pritëm në zi, me shpresë që ditë të bardha do të vijnë sërish. Këtë nëntor nuk mund të festojmë por, nuk mund të rrimë pa e përmendur fuqinë e bashkimit, të trashëguar nga Gjergj Kastrioti Skendërbeu! Ky nëntor edhe pse fatkeqësisht pranë një situate të tillë, po dëshmon zemërgjerësinë e shqiptarëve, po dëshmon se nuk harrojmë amanetin e të parëve.

Në këtë ditë të madhe për shqiptarët lutemi që numri i viktimave nga tërmeti të mos rritet, lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë, lutemi për ditë të mira në Shqipëri!”.

Ali Ahmeti:

“Bashkë me Shqipërinë në krah të djathtë e me Kosovën në krah të majtë, sot u përkulëm para të madhit Skënderbe për të nderuar të gjithë të rënët për atdhe, për liri, barazi, drejtësi në këtë ditë të shenjtë për shqiptarinë.

Më herët, në Zajaz të Kërçovës shprehëm nderimet tona tek qendra përkujtimore “Nëna shqiptare”, ndërsa tash jemi rrugës për të shpalosur përjetësinë e Shaban Jasharit me të bijtë e tij, Ademin dhe Hamzën në Drenas, për të vijuar rrugën drejt Thumanës dhe Durrësit për tu solidarizuar me banorët, me Shqipërinë dhe me forcat jetëshpëtuese nga të gjitha vendet”.

Bilall Kasami:

“Është e vështirë të flasësh në këto momente që çdo zemër shqiptari është e thyer dhe lënduar. Solidariteti, bashkimi i shqiptarëve nga të gjitha anët, tregoi që Nëntori na bashkon në gëzim por edhe në tragjedi të mëdha. Shqiptarët ndjejnë dhimbje, ndjejnë trauma por bashkimi i shumë zemrave po e lehtëson dhimbjen, duke i qëndruar afër njëri tjetrit, si vëllezër që jemi. Ky Nëntor ishte shumë më i ftohtë se Nëntorët e tjerë, madje në këtë muaj u ngri buzëqeshja e miliona shqiptarëve, duke u shndërruar ky muaj, nga muaji i festës në muaj të tragjedisë kombëtare.

Nëntori është i Shqiptarëve, Nëntori është i bashkimit, solidaritetit, afërsisë dhe çiltërsisë për të gjithë kombin shqiptar”.

Vesel Memedi:

“Dita e flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptarë është rrumbullakësimi i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj, me objektiv krijimin e shtetit shqiptar në trojet etnike shqiptare. Falë kësaj sakrifice të madhe, më 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë, Ismail Qemali me patriotët më të mëdhenj të kohës shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi kjo që u legjitimua ndërkombëtarisht në më pak se gjysma e tokave shqiptare.

Sot, në këtë ditë të madhe për kombin, duhet të konstatojmë me maturi të madhe se shqiptarët vazhdojnë të jenë nën një betejë të vazhdueshme për të rikonfirmuar veten si anëtar të respektuar në familjen e kombeve perëndimore. Nuk ka dilemë se shumë procese kanë lëvizur përpara, por nuk duhet harruar se sfidat e kombit shqiptar janë po aq komplekse dhe sfiduese si edhe një shekull më parë. Kërkohet angazhimi i të gjitha kapacitetve kombëtare në udhëheqjen e kombit në të gjitha tokat shqiptare që përvjetorët e radhës të mos jenë vetëm kujtime historike, por edhe shpresë dhe ardhmëri më e ndritur për kombin shqiptarë.

Dita e Pavarësisë është dita e përjetësisë së një kombi, dita më e rëndësishme dhe më jetike për pjesëtarët e tij. Andaj, më lejoni që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, pavarësisht dhimbjeve që kemi për tragjedinë nga tërmeti i para dy dytëve, të gjithë shqiptarëve t’ua uroj Ditën e Flamurit – Ditën e Pavarësisë”.

Edhe nënkryetari i LSDM-së, Kosta Petrov përmes një video të publikuar në rrjetet sociale uron 28 nëntorin në gjuhën shqipe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori