Liderët politik nga vendet e Ballkanit Perëndimor fundjavën e kaluar nga Forumi i katërt rajonal rinor në Novi Sad dërguan porosi për krijimin e kushteve për pjesëmarrje më aktive të të rinjve në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet rajoni dhe Evropa, me qëllim që të qëndrojnë dhe t’i ndërtojnë karrierat e veta në vendet amë.
“Duhet të ndryshohet mentaliteti në rajon. Në vend që të presim mesazhe nga Brukseli dhe qendrat e mëdha, ta sjellim BE-në në rajon me reforma dhe zhvillim ekonomik që të rinjtë të qëndrojnë në vend”, deklaroi në panel Pendarovski.
Ai dërgoi porosi që “të rinjve t’u mundësohet punën e parë ta kenë në vend, për të cilën është edhe realizimi i nismës së ashtuquajtur schengeni i vogël”.
Në sesionin plenar përmbyllës të Forumit të katër për lider të rinj, që u mbajt në Novi Sad, i titulluar “Ballkani Perëndimor në 2030 – Viza. Dëshira. Realitete” mori pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev i cili tha se liderët politik nga rajoni duhet t’i sigurojnë të gjitha kushte me qëllim që të rinjtë ta pranojnë dhe ta udhëheqin valën e ndryshimeve në vendet e tyre dhe në rajon dhe të bëhemi pjesë konkurruese e Evropës.
Ai theksoi se nuk ka porosi më të mirë për ardhmërinë tonë për dhjetë vite, nga ky takim në të cilin janë mbledhur të rinj të dërgojnë porosi se janë të inkurajuar dhe motivuar dhe duan në mënyrë aktive të marrin pjesë në krijimin e ardhmërisë personale në rajon dhe Evropë.
“Transformimi ka filluar ta ndryshojë rajonin dhe krijon kushte t’i aplikojmë dhe zbatojmë standardet evropiane në përditshmëri dhe në komunikim mes popujve të rajonit”, deklaroi Zaev.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq potencoi numrat e emigrimit të të rinjve nga tërë rajoni, të cilat janë alarmuese.
“Që t’i mbajmë të rinjtë duhet t’u ofrohet prospektivë, me politikë të mirë dhe rritje të ekonomisë me paga të larta”, deklaroi Viçiq, i cili gjithashtu shtoi se në këtë drejtim është edhe nisma “Shengeni i vogël”.
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, nga ana e saj, ka theksuar se edhe Serbia ka ngritur disa nisma për implementimin e marrëveshjes në Novi Sad dhe Ohër.
Ajo si shembull të bashkëpunimit të suksesshëm e theksoi hapjen e “vendkalimit kufitar një sportel”, i cili siç tha mund të funksionojë më mirë sepse do të lidhet në mënyrë elektronike me doganat dhe inspeksionin fitosanitar.
Në margjinat e Forumit të katërt rinor në Novi Sad, Zaev dhe Bërnabiq realizuan takim dypalësh ku temë qendrore ishte angazhimi i përbashkët për vazhdimësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe përmirësimin e tyre më tej si një kontribut për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert