LAJMI I FUNDIT:

Libri për Thaçin, autori e quan “më rebeli prej politikëve”

Libri për Thaçin, autori e quan “më rebeli prej politikëve”

Libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”, me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar Bernard Kouchner është promovuar sot në Paris të Francës.

Libri i shkruar në frëngjisht, që ende s’ka botim në gjuhën shqipe ka Thaçin si protagonist të luftës dhe paqes në Kosovë.


Autori i librit Jacques Baudouin e quajti Thaçin më politikun ndër rebelët dhe më rebelin ndër politikët.

Kurse Thaçi përderisa tha se nuk preferon që të flasë shumë për këtë libër, kujtoi edhe nga kjo ngjarje rëndësinë e arritjes së një marrëveshje me Serbinë.

Thaçi, që dje në Bruksel takoi homologun serb Aleksandar Vuçiq u shpreh se pret që së shpejti të arrihet një marrëveshje, sado që as kësaj radhe nuk la anash vështirësitë në këtë.

Autori Baudouin tha se dëshironte ta kuptonte nga vjen armiqësia ndaj këtij vendi të vogël që dëshironte paqe.

“Si shkrimtar i pasionuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe i pasionuar me histori, desha të kuptoja faktet dhe realitetet prapa dukjeve, pra ‘Lindja e një demokracie’ nuk është libër historik, por përshkruan, fakte, ngjarje….Ky libër  imi është bërë, është ndërtuar dhe nga vullneti që të hidhen poshtë të gjitJacques Baudouinha gënjeshtrat e propaganda armiqësore apo negative ndaj realitetit kosovar, kam ndjerë shumë një nevojë që t’ia kthejë drejtësinë një popullit, një popullit viktime të një padrejtësie të tmerrshme, në traktatin e Londrës në vitin 1913 ku është vizituar kufijtë dhe serbët kërkonin një pjesë të Shqipërisë, dhe dihet se ai aspak nuk është djepi i serbëve, pra vuajtjet e kosovarëve dhe shqiptarëve të Kosovës kanë bërë që unë të marrë anën e viktimës, e jo të xhelatëve”, tha ai.

Ai thuri edhe lëvdata për Thaçin.

“Presidenti Thaçi i cili është shumë karizmatik, figura e tij më ka inkurajuar që të përshkruaj, edhe rolin e këtij njeriu por në mes të tij edhe përpjekjet e popullit kosovar shqiptar.  Është lider politik, klandestin , është bërë një burrështetas i vërtetë, më në fund ka nuk ka dhe aq shumë shtetas si ky në Evropë që mund të se them se me plot gojë se është burrështetas i vërtetë. Kanë deklaruar se qysh atëherë se zoti Thaçi është më politiku prej rebelëve, por edhe më rebeli prej politikëve, është njëri i kohës së vet, përfaqëson realitetin e popullit të tij”, tha Baudouin.

Presidenti Hashim Thaçi ka folur për vështirësitë me të cilat u përballën shqiptarët në Kosovë gjatë dhe pas luftës, duke numëruar të zhdukurit, të burgosurit, pengjet e mbajtura nga Serbia si dhe tensionet ndëretnike.

“Unë sot kam ardhur jo me taksi, siç kam shkuar në Rambuje siç e përshkruan në libër, por jam i ftuar dhe jam pritur me nderime si president i Kosovës nga presidenti i Francës, Macron. Si president i një vendi të pavarur sovran, jo me autonomi substanciale”, u shpreh ai.

“Në këtë rast unë vij direkt nga takimi në Bruksel ku kisha me presidentin e Serbisë, takim, pikërisht për të ndërtuar paqen sepse kjo gjendje e status quo dhe konfliktit të ngrirë është e pa tolerueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kosova është njohur nga 116 shtete dhe është anëtarësuar rreth 200 organizata ndërkombëtare, por për mua nuk mjafton vetëm që vendi të jetë i pavarur dhe i lirë, ne duhet të lëvizim më shpejt edhe drejt NATO-s dhe BE-së, dhe një gjë e tillë s’mund të ndodhë pa një marrëveshje paqësore të normalizimit Kosovë-Serbi……Po punojmë seriozisht me shumë vështirësi, shumë pengesa, me mundësi shumë të vogla për arritjen e marrëveshjes, por unë jam shumë i përkushtuar, shoh dritë në fund të tunelit….. Pres arritjen e marrëveshjes edhe nga ky event i librit tuaj ftoj gjithë njerëzit me na ndihmuar sepse na duhet ndihma e të gjithëve, shpresoj që do të përmbyllet marrëveshja n ë të ardhmen e afërt”, tha ai.

Kjo marrëveshje sipas Thaçit nënkupton njohjen reciproke, po ashtu njohjen e Kosovës edhe nga pesë vendet e BE-së, ai përmendi edhe atë se veto ruse të hiqet, si dhe zëvendësimin e rezolutës 1244.

Kurse administratori i parë në Kosovë Bernard Kouchner, që ka shkruar parathënien e këtij libri, ka kujtuar kohën e para luftës së fundit në Kosovë.

“Ne nuk ishim duke folur për pavarësi, e mbani mend formulimin e rezolutës 1244 ishte ‘autonomia substanciale’. Çka është autonomia substanciale? Në një vend ku njerëzit “i zinin rrugën njëri-tjetrit” çdo ditë, çdo natë. Autonomi substanciale. E bëmë. Mbaj mend nuk e di nëse mund të them dy slogane, apo dy fjali të veçanta: E bëmë në errësirë. Është e vërtetë e bëmë në errësirë. Ishim tërësisht të paaftë për parë ditë dhe muaj pas njëra tjetrës”, u shpreh ai.

Ai kujtoi se asokohe po përballeshin me një realitet të rëndë.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori