“Naim Frashëri” është libri më i ri i akademik Sabri Hamitit që sapo ka dalë nga shtypi. Monografia për poetin kombëtar e romantikun e madh shqiptar, Naim Frashëri, është botuar në 120-vjetorin e shkuarjes së tij në amshim.
Në librin 170 faqesh thuret profili i shkrimtarit të dashur e të adhuruar të letërsisë shqipe, i cili kishte arritur statusin e pakontestueshëm të poetit kombëtar, por që për vite kishte qenë edhe i censuruar nga diktatura.
“Poezia e Naimit është gjuha shqipe e shpirtëruar me pamje të dashurisë”, shkruan Sabri Hamiti në tekstin nistor të monografisë, për të konstatuar që “Edhe pse me Naimin na ndan një shekull, gjuha e poezisë së tij mbetet frymëzim edhe sot, si dikur”.
Ligjëruesja e studiuesja e letërsisë, Persida Asllani, librin “Naim Frashëri” e quan “Naim jete”, sepse “Është një Naim jete, me një lexim të gjatë e ngulmues, shtresëzuar nga përvojat e thella të jetës, nga përvojat edhe më të thella të letërsisë, nga metodologjitë studimore e kritike të subjektivizuara e sidomos nga një përsosje e pashoqe ndër vite e shkrimit për poetin e poezinë, si finalitet fundor i çdo shkrimi për letërsinë. Sepse këtu synon të na kthejë ky libër i autorit, te zanafilla e Naimit, te gjuha e tij e zjarrtë, aty ku më parë Poradeci pat ndjerë poetikisht shenjtërinë e kombit, mendimin e frymëzuar, pasionet e jetës, poezinë e mirëfilltë dhe hyjninë.”
Ky është libri i dytë që ka botuar sivjet Sabri Hamiti. Para disa muajsh ka dalë libri i tij për epikun më të madh shqiptar, Gjergj Fishtën.
Të dy librat janë rezultat i leximit sistematik që u ka bërë Hamiti këtyre shkrimtarëve klasikë shqiptarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert