LAJMI I FUNDIT:

Libri “Inteligjenca Emocionale 2.0”, një studim fantastik mbi inteligjencën emocionale

Libri “Inteligjenca Emocionale 2.0”, një studim fantastik mbi inteligjencën emocionale

Sa shpesh e pyet veten çfarë po ndjej? A kërkon po ashtu përgjigjen të dish që pse po ndihesh ashtu e të arrish t’i menaxhosh ato në mënyrën më të mirë të mundshme? Si mund t’i përdorim ato në jetën personale dhe në biznes, sa pika kontrolli mund t’i kemi ne si njerëz?

Shumë autorë janë munduar të ofrojnë përgjigje rreth këtyre pyetjeve. Andaj, ndryshe nga librat e tjerë që më herët e kanë trajtuar këtë temë, ky libër e zbërthen më thjeshtë dhe e bën më të qartë se çfarë është inteligjenca emocionale dhe se si duhet ta përdorim atë. Një ndër zgjidhjet e para që na ofrojnë autorët janë vetë reflektimi dhe kontrolli mbi këto emocione.

Tek ky botim më i ri, i cili trajton këtë lloj inteligjence, ofrohet një program hap pas hapi për rritjen e inteligjencës suaj emocionale, duke përdorur katër aftësitë thelbësore të IE-së të cilat janë: vetëdija, vetëkontrolli, vetëdija shoqërore dhe kontrolli i marrëdhënieve. Ashtu edhe siç e citon autori i librit “Një minutë menaxher” Ken Blanchard: “Ky libër është i shkëlqyer dhe mësimet e përfshira janë të avancuara, e rekomandoj me bindje të plotë”.

Është mirë të dish se koeficienti mesatar i inteligjencës nuk e kufizon një individ që të ketë performancë mesatare. Si dhe kush mund t’i rezistojë një pyetësori online me rezultate të menjëhershme?

Prandaj edhe çdo lexues mund të kyçet në faqen www.TalentSmart.com/test me kodin i cili ndodhet në faqen e fundit të këtij libri, për ta matur inteligjencën emocionale dhe për ta pasur më të qartë se si mund ta kontrollojmë veten në bazë të saj. Duke kombinuar teoritë rreth inteligjencës emocionale dhe duke vënë në praktikë atë, shtëpia botuese Minerva ndryshe nga botimet e tjera i sjell lexuesve një libër fantastik mbi këtë temë.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori