LAJMI I FUNDIT:

Librat për klasën përgatitore, vijnë me ofertë nga “Dukagjini”

Librat për klasën përgatitore, vijnë me ofertë nga “Dukagjini”

“Mësoj si nxënës luaj si fëmijë” – është titulli i Paketës Didaktike për fëmijët që ndjekin edukimin në sistemin parashkollor, botuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”. E mbështetur mbi kurrikulën e MAShTI-t për klasën përgatitore, këtë vit kjo pako mund të blihet me ofertë nga “Dukagjini” për vetëm 16 euro. Pakoja Mësoj si nxënës luaj si fëmijë”, përbëhet nga tre libra pune për fëmijën, të konceptuar sipas tri periudhave: shtator – dhjetor, janar – mars dhe prill – qershor.

Këta libra janë shtypur në letër ekologjike të certifikuar nga FSC dhe nuk janë menduar për tu dhënë si detyrë e pavarur për tu punuar nga fëmijët në shtëpi. Paketa Didaktike është lejuar për botim dhe përdorim nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Për shkak të peshës së pakos, të moshës së fëmijës dhe qëllimit që ka viti përgatitor, të tre librat e punës qëndrojnë në klasë dhe plotësohen aty prej tij/saj. Vetëm me dëshirën e fëmijës apo të prindit mundet që libri të merret në shtëpi (për t’u parë e për t’u shfletuar për kënaqësinë e arritjeve të fëmijës).

Pjesë e paketës është “Alfabeti i gjuhës shqipe”, i cili u shërben fëmijëve për të mbajtur mend shkronjat duke nisur nga figurat që i shoqërojnë. Janë realizuar fletë për përsëritjen e shkronjave dhe fletë për përsëritjen e numrave deri në 10; kartelat e kartonit me shkronjat e mëdha të shtypit, me fjalë dhe me figura; kartelat me numra, figura, fjalë dhe paraqitjen e numrit me pika. Fletët e përsëritjes së shkronjave dhe të numrave me kartelat përkatëse mundet të merren nga fëmija në shtëpi dhe ai/ajo të luajë e të ushtrohet më tepër me to me ndihmën e prindërve.

Për temat mujore janë parashikuar projekte të cilat do të realizohet në bashkëpunim mësues-prind-fëmijë. Edhe fletët e projekteve janë konceptuar si punime individuale, në çift ose në grup. Me dëshirën e fëmijës, ato mund të merren në shtëpi dhe fëmija t’i plotësojë me prindin ose të shtojë elemente pas punës së kryer në klasë.

Çanta e fëmijës ka brenda një plastelinë, me të cilën fëmija do të realizojë modelime të ndryshme sipas programit dhe dëshirës individuale. Puna me plastelinë kryhet si në klasë edhe në shtëpi. Çanta që ndodhet në pako mbahet nga fëmija. Merret dhe sillet në klasë çdo ditë.

Pjesë e paketës është “Dosja e fëmijës”, e cila ndihmon mësuesin të organizojë punimet e fëmijëve sipas 10 muajve të vitit shkollor. Dosja e fëmijës qëndron në klasë dhe mbushet me punimet që ai/ajo bën. Nga dosja shkëputen fletët informuese dhe u jepen prindërve për të marrë një informacion në lidhje me përmbajtjen kurrikulare, me vëzhgimin e fëmijëve dhe me ndjekjen e ecurisë dhe të përparimit të tij/saj.

Për një vit përgatitor të suksesshëm!

Artikull i sponzorizuar