LAJMI I FUNDIT:

Libraria “Dukagjini” propozon për lexim veprat më të veçanta të letërsisë moderne hispanike

Libraria “Dukagjini” propozon për lexim veprat më të veçanta të letërsisë moderne hispanike

Meqë shtatori është muaji i trashëgimisë hispanike, Libraria “Dukagjini” për këtë javë sugjeron për lexim autorët më të njohur të letërsisë në gjuhën spanjolle, me theks të veçantë të shkrimtarëve nga Amerika Latine.

“Dashuria në kohën e kolerës” nga Gabriel Garcia Marquez


Marquez shkruan për dashurinë, atë të vërtetën, për vështirësitë tek të cilat has, për dashurinë që nuk njeh moshë dhe që në fund triumfon. Vepra e shkrimtarit më të madh kolumbian rrezaton humanizëm dhe shpresë. Ndaj, “Dashuria në kohën e kolerës” është vepër që nuk harrohet lehtë.

“Tuneli” nga Ernesto Sabato

Shkrimtari me origjinë arbëreshe bën “radiografinë” e një obsesioni: dashurinë e piktorit Juan Pablos për Marinë që e kuptoi mesazhin e fshehur në një nga pikturat e tij. Por, kjo dashuri është përplot pyetje dhe dilema, përplot mani që çojnë në një fund fatal.

“Më thuaj kush jam” nga Julia Navarro

Borgjeze dhe revolucionare, grua dhe dashnore dhe vrasëse… jeta e protagonistes që hetohet nga një gazetar, është përplot mistere dhe aventura në botën e spiunazhit, ku dashuria dhe intrigat bashkëjetojnë dhe dërrmojnë jetë.

“Veronica decides to die” nga Paulo Coelho

Kjo vepër është e përkthyer edhe në gjuhën shqipe me titullin “Veronika vendos të vdesë”. Protagonistja e librit është një vajzë e re dhe e bukur sllovene, që jep përshtypjen se ka arritur gjithçka që ka dashur në jetë. Megjithatë, nuk është e lumtur ndaj vendosë të vrasë veten. Por, përfundon në Psikiatri, ku njihet me një liri të panjohur e të çuditshme!

“The time of the hero” nga Mario Vargas Llosa

Romani debutues i Llosas shtjellon jetët e kadetëve në Akademinë ushtarake “Leoncio Prado” në Limë, pjesë e të cilit dikur ishte vet autori. Ky roman flet për rregullat e ashpra e shpesh mizore të këtij institucione, për është cilësuar si një propagandë kundër Perusë.

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut

Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut

Kulture
ARMIKU

ARMIKU

Poezi
Skulptura e vetme e mbijetuar e Leonardos?

Skulptura e vetme e mbijetuar e Leonardos?

Kulture
Kalo në kategori