Zgjedhjet që do të organizohen vitin e ardhshëm në disa vende të Bashkimit Evropian mund të ndikojnë negativisht në procesin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kështu vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohës të këtij procesi.
Kjo pasi, sipas tyre, nuk është e përshtatshme për qeveritë e atyre shteteve që të mbështesin liberalizimin e vizave për shtete tjera para mbajtjes së zgjedhjeve.
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka thënë për “Zërin” se zgjedhjet në vendet e Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në Gjermani dhe Francë mund të kenë efekt negativ në procesin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.
Megjithatë, ai ka thënë se mundësia për liberalizimin e vizave sivjet është ende reale nëse arrihet një konsensus politik për sfidën e mbetur të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
“Por, nëse e kalojmë muajin tetor pa ndonjë zhvillim pozitiv, atëherë kam frikë se edhe ky vit do të jetë vit humbur për Kosovën për sa i përket liberalizimit të vizave. Viti i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë për një vendim, sepse do të kemi zgjedhje të përgjithshme në disa shtete të BE-së dhe kjo mund të ketë efektin e vet në procesin e vendimmarrjes”, ka deklaruar Ilazi./Zeri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'