LAJMI I FUNDIT:

Liberalët e Maqedonisë i publikuan listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 dhjetorit (Video)

Liberalët e Maqedonisë i publikuan listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 dhjetorit (Video)

Partia Liberale i ka publikuar listat e kandidatëve në pesë njësi zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme parlametare të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njësinë zgjedhore një, bartës liste do të jetë kryetari i partisë, Ivon Veliçkovski, ndërkaq nënkryetari i kësaj partie, Kire Buzliev është bartës liste në njësinë zgjedhore dy.


Në njësinë zgjedhore tre, bartës liste është Danço Markovski, kurse në njësinë zgjedhore katër, bartës është Danica Jovanova, ndërkaq Kice Mickovski do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore pesë.

Kjo parti ende nuk ka caktuar lista zgjedhore për njësinë gjashtë dhe shtatë.

Në mbledhjen e mbrëmshme, kryetari Veliçkovski deklaroi se pas 22 vjetësh, Partia Liberale përsëri do të garojë e vetme në zgjedhje./Telegrafi/