Liam Mandiaro u rifut në Big Brother VIP Albania 3 spektaklin e së martës (19 mars).

Ai u arrestua në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe pas procedurave u rikthye sërish.


Në momentin që hyri brenda, Liami nuk ia zgjati dorën Jetmirit, duke treguar se kishte një hatërmbetje me të.

Screenshot 33 15 Foto: Screenshot/Instagram

Teksa sot (e mërkurë) u shfaq duke biseduar me Ilnisa Agollin, ai tha se më ka ofenduar që në fillim.

"Je shumë i ulët, je shumë i poshtër", më kishte thënë Jetmiri.

Screenshot 34 10 Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit duket se kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin edhe jashtë shtëpisë.

Sido që të jetë, pritet të shihet në vazhdim se si do të jetë raporti i tyre. /Telegrafi/