LAJMI I FUNDIT:

LG X Power 2 lansohet në gjitha tregjet

LG X Power 2 lansohet në gjitha tregjet

LG ka njoftuar se është duke lansuar telefonin e ri, LG X Power 2 në mbarë globin. Pajisja do të lansohet këtë muaj në SHBA dhe më pas debuton edhe në vendet tjera.

Pas SHBA-ve, X Power 2 vazhdon rrugëtimin në Azi, Evropë dhe Amerikën Latine.

LG X Power 2 është i pajisur me ekran HD prej 5.5 inçëve dhe rezolucione prej 1280×720 pikselë. Procesori fuqizues i telefonit do të jetë MediaTek MT6750.

Specifikat tjera të pajisjes përfshijnë opsionet e RAM memories prej 1.5GB ose 2GB, hapësirën ruajtëse prej 16GB dhe kartelën microSD.

Telefoni poashtu sjell kamerën kryesore me 13MP dhe kamerën dytësore me 5MP. LG X Power 2 është i pajisur edhe me baterinë prej 4,500 mAh dhe sistemin operativ Android 7.0 Nougat.

Çmimi i pajisjes ende nuk është bërë i ditur, mirëpo kompania ka thënë se do të ketë çmime të ndryshme në tregjet e ndryshme.