LAJMI I FUNDIT:

LG krijon ekranet e telefonave të Apple, Google dhe Microsoft?

LG krijon ekranet e telefonave të Apple, Google dhe Microsoft?

Telefonat e lakueshëm mund të jenë e ardhmja e telefonave dhe iPhone-i juaj i ardhshëm mund të vijë me një ekran fleksibil. Nëse kjo është e vërtetë, iPhone nuk do të duken njejtë siç janë dukur tre vitet e fundit.

Apple, Google dhe Microsoft do të mund të pajisen me ekrane të palueshme në 2018 dhe këto materiale pritet të ndërtohen nga LG Electronics.


Sipas sajtit Korean Electronic Times, prodhuesi i ekraneve LG Electronics do të furnizojë kompanitë e përmendura me ekrane të lakueshme, pas fillimit të prodhimit masiv në 2018.

Potenciali i telefonave me ekrane të palueshme është mjaft i lartë, pasi që do të mundësoj rritjen e madhësisë së ekranit pasi t’a hiqni nga xhepi.

Ekranet e zmadhuara do të jenë të përshtatshme për rritjen e tekstit, shikimin e videove me madhësi më të madhe dhe leximin e më shumë e-mailave në inbox-in tuaj.

Megjithata, ekranet e palueshme nuk janë ende pjesë e telefonave pasi që janë vështirë për t’u dizajnuar dhe kanë shpenzime të larta.