LG dhe Hyundai do të ndërtojnë një fabrikë për bateri të veturave elektrike në SHBA
Hyundai dhe LG po i bashkohen prodhuesve të tjerë globalë të veturave dhe furnizuesve të baterive në një garë për të ndërtuar fabrika në SHBA. Dy gjigantët jug-korean dje në Seul nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, duke i hapur rrugën një sipërmarrjeje të re të përbashkët.
Dy kompanitë do të kenë aksione të barabarta në biznesin e ri të quajtur LGES-HMG Battery JV. Përderisa kjo është një sipërmarrje e përbashkët mes Hyundai Group dhe LG, do të thotë se edhe Kia edhe Genesis do të përfitojnë nga ajo.
Fabrika e re e baterive të veturave elektrike do të ndërtohet në Savannah të Gerogia, dhe ceremonia e vendosjes së themelit do të mbahet brenda pak muajve. Në momentin që ajo do të filloi operimet, fabrika do të prodhojë me kapacitet prej 30GWh, e cila është e mjaftueshme për prodhimin e 300 mijë baterive me kapacitet prej 100kWh çdo vit, shkruan Arena EV, transmeton Telegrafi.
Hyundai veçse e ka nën pronësi një nga fabrikat më të avancuara në SHBA, më saktësisht në Alabama ku ka të punësuar mbi 3,000 punëtorë dhe kushtoi 1.8 miliardë dollarë për t’u ndërtuar. Me prezantimin e IRA-s, veturat e Hyundai – duke përfshirë Kia dhe Genesis – nuk kualifikohen më për kreditë tatimore për veturat elektrike dhe kjo po dëmton shitjet e saj.
Edhe nëse Hyundai do të vendoste që në fabrikën e cila ndodhet në Montgomery të prodhoi vetëm automjete elektrike, bateritë do të vinin përsëri nga jashtë SHBA-ve. Kjo do të thotë se firma jug-koreane do të përfitonte vetëm një stimulim të pjesshëm i kredisë tatimore, dhe Hyundai, sikurse çdo prodhues tjetër, dëshiron që të përfitoi kredinë e plotë.
Duke ndërtuar një fabrikë të re dhe duke i bërë bateritë brenda SHBA-së, kompania do të siguronte kreditimin e plotë të taksave prej 7,500 dollarësh për të gjitha veturat e saja që nga viti 2025 kur fabrika të fillojë prodhimin e tyre.
Ndërmarrja e përbashkët e baterive me LG-në pason njoftimin e fundit të Hyundai që shpenzoi 5.5 miliardë dollarë në Metaplant – një fabrikë e madhe prodhuese për të punësuar mbi 8,000 njerëz. Fabrika e baterive do të jetë pjesë e këtij kompleksi, i cili mes dy kantiereve do të punësojë mbi 8,000 persona.
Shtojini kësaj sipërmarrjen e përbashkët të Hyundai me SK On Co., me një kapacitet shtesë prej 35GWh të baterive të veturave elektrike në vit, dhe mund ta shihni synimin e vërtetë të gjigantin jug-korean – Hyundai është seriozisht në garë për t’u futur në Top 3-shin e prodhuesve global të veturave elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Prezantohet gjenerata e re Tiguan e Volkswagen
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!
Kush është prodhuesi më i madh i gomave të automjeteve në botë?
Vendet evropiane ku është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pallto dimërore
Kjo është makina më e gjatë në botë sipas rekordit Guinness
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje